Analist/e i/e biznesit
12 ditë
KESCO Energy
Prishtinë
Te tjera

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Sistemit Informativ më datë 01-04-2025 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Analizimi i kërkesave të biznesit dhe dokumentimi i qartë për të mbështetur ekzekutimin e projektit
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e procesverbaleve të takimeve, duke siguruar që përditësimet të regjistrohen në Jira
  • Bashkëpunimi me departamentet për të mbledhur informacion, dokumentimi i detajeve dhe identifikimi i fushave për përmirësim duke përpunuar hapat e nevojshëm për dokumentimin e projektit bazuar në kërkesat e departamenteve
  • Zhvillimi i dokumentacionit të projektit, duke përfshirë përshkrimin e projektit, diagramet e rrjedhave të punës aktuale dhe të ardhshme, prototipet, raportet dhe materialet e tjera të nevojshme
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e zhvillimit për të siguruar që nevojat e biznesit të zhvillohen në mënyrë efektive në zgjidhje teknike.
  • Përgatitja e manualit për përdorimin e softuerit për përdoruesin final
  • Kryerja e testime softuerike bazuar në analizat e dokumentuara dhe raporton korrigjimet e detajuara të gabimeve në Jira
  • Monitorimi i vazhdueshëm i progresit të zhvillimit të produktit, duke përfshirë kontrollimin dhe verifikimin e korrigjimeve të gabimeve
  • Krijimi dhe menaxhimi i detyrave, duke siguruar përfundimin në kohë dhe përcjelljen e progresit
  • Mirëmbajta dhe përditësimi i raportit të Strukturës së Ndarjes së Punës (WBS) për të gjitha projektet e brendshme në të gjitha fazat, duke përfshirë analizimin, miratimin, zhvillimin, testimin dhe implementimin
  • Përmbushja në kohë e kërkesave të dhëna nga Udhëheqësi i drejtpërdrejt

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi apo fushë të ngjashme
  • Minimum 2 vite eksperiencë pune në pozitën e ngjashme
  • Njohuri të gjuhës Angleze
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Products, Teams, Jira, Visio dhe aplikacione tjera të nevojshme për mbarvajtjen e punës
  • Njohuri mbi teknikat e mbledhjes së të dhënave, si: intervistat, punëtoritë, diskutimet në grup (Focus Group Discussions), brainstorming, teknika e vëzhgimit
  • Aftësi të punojë në ekip dhe i/e pavarur
  • Aftësi të shkathtësive të buta
  • Aftësi për të punuar nën presionin e kohës
  • Patent shofer kategoria B

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF: https://careers.kesco-energy.com/job-vacancy/1076

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO

10337
263
1851
7172