Zhvillues/e i/e SAP ABAP
12 ditë
KESCO Energy
Prishtinë
Te tjera

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Sistemit Informativ më datë 01-04-2025 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Punon në të gjitha aspektet e ciklit jetësor të zhvillimit të softuerit; nga dizajnimi, zhvillimi dhe personalizimi i zgjidhjeve të bazuara në ABAP për të përmbushur kërkesat e biznesit, duke përfshirë raportet, interfaces, përmirësimet, format dhe rrjedhat e punës
  • Dizajnimi, kodimi, testimi dhe korrigjimi në programet ABAP në modulet SAP duke përfshirë MM, FICO, HR, PS, Utilities si dhe integrimet e palëve të treta
  • Bashkëpunimi me konsulentët funksionalë, analistët e biznesit dhe përdoruesit final për të kuptuar kërkesat dhe për t'i përkthyer ato në specifikime teknike
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve që lidhen me programet e personalizuara ABAP
  • Zhvillimi dhe optimizimi i kodit ABAP duke ndjekur praktikat më të mira, standardet e kodimit dhe udhëzimet e performancës
  • Rishikime të kodit dhe optimizimi i kodit ekzistues për përmirësime të performancës
  • Dokumentimi i dizajneve teknike, aktivitetet e zhvillimit dhe konfigurimet e sistemit për të mbështetur ndarjen e njohurive dhe mirëmbajtjen
  • Mbështetja në migrimin e të dhënave, kontrollet e integritetit dhe raportet

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informative ose një fushë të ngjashme
  • Certifikatat SAP (e preferushme)
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Përvojë e dëshmuar si Zhvillues i SAP ABAP, me përvojë praktike në ABAP programim, korrigjimin dhe akordimin e performancës
  • Aftësi të forta teknike në mjetet dhe teknikat e zhvillimit të ABAP si OOP, ABAP Workbench
  • Njohuri të kornizave të përmirësimit të SAP, duke përfshirë daljet e përdoruesve, BAPI dhe BADI
  • Përvojë dhe njohje me S/4HANA, SAP Fiori dhe UI5
  • Aftësi të forta të të menduarit kritik, analitik dhe zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi të shkathtësive të buta, për të punuar në ekip dhe i/e pavarur
  • Përvojë me mjetet e vizualizimit të të dhënave dhe softuerin e përcjelljes së projekteve si Jira

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF: https://careers.kesco-energy.com/job-vacancy/1073

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO

10337
263
1851
7172