Datë: 29.04.2025
Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA”, Prishtinë, shpall:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS:
Titulli i vendit të punës Vend i lirë Numri i pozitave
Drejtor/eshë në I.P “Botanika” |
1 |
1 |
Informata të përgjithshme rreth konkursit:
1.1. Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit të konkursit.
1.2. Formulari i aplikimit mund të shkarkohet në linkun më poshtë.
1.3. Aplikimi dhe dokumentet dërgohen vetëm në Email adresën: [email protected]
1.4. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen dhe duhet të jenë kopje, përveç diplomave të noterizuara;
1.5. Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHTI;
1.6. Si informata të sakta dhe të vërteta, konsiderohen vetëm informatat që janë të dëshmuara me dokumente përkatëse (jo vetëm të deklaruara në aplikacion);
1.7. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen;
1.8. Kandidatët duhet të ruajnë dëshminë e aplikimit, e cila është e domosdoshme me rastin e shpalljes së rezultateve përkatëse.
*Vërejtje:
Asnjë kandidatë nuk do të vazhdojë në fazat e rekrutimit nëse dështon të sjellë dëshmi për përvojën e shkollimit apo dokumentet e noterizuara/nostrifikuara.
Të gjitha aplikacionet e pakompletuara me dokumentet e kërkuara, mosplotësimet e sakta dhe të qarta të formularit të aplikimit dhe ato që dorëzohen jashtë afatit zyrtar të përcaktuar në këtë konkurs nuk do të shqyrtohen.
1. Drejtor/eshë në IP “Botanika”:
Institucioni: IP “Botanika“
Lloji i pozitës: Drejtor/eshë
2. Kushtet për pozitën drejtor/eshë
Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:
2.1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
2.2. Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm:
2.2.1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
2.2.2. Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
2.2.3. Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
2.2.4. Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
2.3. Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
2.3.1 Nëse kandidati/ja është në proces të ri-licencimit, të dorëzojë dëshmi nga MASHT për këtë.
2.4. Të ketë katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor.
3. Dokumentet e kërkuara
Kandidatët duhet të posedojnë dhe dëshmojnë dokumentet, si në vijim:
3.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
3.2. Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
3.2.1. Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
3.3. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID).
3.4. Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
3.5. Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të
padenja që përfshijnë fëmijët;
3.6. Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
3.7. Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
3.8. Portfolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të Udhëzimit Administrativ (MASH) nr. 151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës;
4. Detyrat dhe përgjegjësitë për drejtor/eshë:
Drejtori ka përgjegjësi ekzekutive ne̱ menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm te̱ institucionit, duke përfshirë:
4.1. Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor te̱ institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore te̱punës;
4.2. Përdorimin efikas dhe efektiv te̱ sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimin e kodeve te̱ këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e te̱ dhënave te̱nevojshme gjate̱ vitit edukativ.;
4.3. Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën ne̱ institucionin edukativo arsimor dhe çështjet tjera qe̱ kane̱ te̱ bëjnë me stafin e institucionit.
4.4. Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
4.5. Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional te̱ institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë të institucionit arsimor që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
4.6. Bashkëpunon me Këshillin e Prindërve, Prindërit, Stafin dhe komunitetin e institucionit.
4.7. Raporton së paku dy herë në vit para Këshillit të Prindërve të institucionit;
4.8. Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët në institucionin edukativ.
4.9. Ruajtjen e dokumenteve dhe te̱ dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
4.10. Çështjet e tjera qe̱ rregullohen përmes ligjit për arsim parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet qe̱ dalin nga rregullorja e brendshme dhe rregullore të tjera që lidhen me sistemin e arsimit dhe edukimit në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës mbështeten në ligjet për arsim në fuqi, ato plotësohen edhe me akte të tjera nënligjore që rregullojnë aspekte të veçanta në arsimin parauniversitar në Kosovë.
Rr.Sokol Sopi, nr.47 Institucion Parashkollor Mati, II ”BOTANIKA” 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës Tel: 038-715725/ Mob: 049715925 [email protected]
Shkarko aplikacionin KËTU