Konkurs Pune: Agjent Shitjes – Rajoni i Prishtinës
Pozita: Agjent Shitjes
Lokacioni: Prishtinë dhe rrethinë
Lloji i punës: Me orar të plotë
Afati i aplikimit: 31.05.2025
Përgjegjësitë kryesore:
- Vizita të rregullta tek klientët ekzistues dhe potencialë në rajonin e Prishtinës
- Marrja dhe procesimi i porosive ditore nga klientët
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët
- Zbatimi i strategjive të shitjes dhe promovimeve të kompanisë
- Monitorimi i tregut dhe raportimi i konkurrencës
- Raportimi i shitjeve dhe aktiviteteve ditore tek menaxheri i shitjes
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune në shitje (minimum 2 vite e preferueshme në sektorin e distribucionit)
- Njohuri të mira të rajonit të Prishtinës
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negocimi
- Të jetë i/e motivuar, i/e organizuar dhe me iniciativë
- Patentë shoferi – Kategoria B (e domosdoshme)
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese + bonuse mbi performancën
- Ambient pune dinamik dhe profesional
- Mundësi për zhvillim profesional
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në emailin: [email protected]