Zyrtar/e Financa dhe Administratë
Lokacioni: Kosovë
Kompania: Beta Pharm sh.p.k
Beta Pharm sh.p.k është një biznes familjar me seli në Prishtinë, që operon në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2010. Kompania përfaqëson brendet e njohura si Floradix, Alpecin, Beurer dhe IcePower. Aktivitetet kryesore përfshijnë distribuimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, produkteve të shëndetit personal dhe pajisjeve mjekësore.
Përshkrimi i Rolit:
Zyrtar/e Financiar/e dhe Administrativ/e do të mbështesë kompanin në menaxhimin e operacioneve të përditshme, mbajtjen e regjistrave të sakta financiare dhe sigurimin e menaxhimit efikas të zyrës. Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe një qasje proaktive për zgjidhjen e problemeve.
Detyrat Kryesore:
- Ndihmon në përgatitjen dhe mbajtjen e regjistrave financiarë, duke përfshirë faturat, raportet e shpenzimeve dhe barazimet.
- Planifikon fuenizimet dhe menaxhon importet, koordinimi me furnitorët dhe partnerët logjistikë, përgatitja e dokumentacionit, percjelle kostot
- Kalkulim te qmimeve dhe ofertave.
- Mirembajtja dhe plotesimi me pedanteri i databazës se të dhenave.
- Mbështetje në procesimin e pagave dhe mbajtjen e regjistrave të sakta të punonjësve.
- Menaxhimi i proceseve të pagesave dhe arkëtimeve.
- Koordinimi me furnitorët, klientët dhe palët e tjera të interesuara për çështje financiare dhe administrative.
- Organizimi dhe mbajtja e dosjeve të zyrës, regjistrave dhe korrespondencës.
- Ndihma në përgatitjen e raporteve financiare dhe buxheteve sipas nevojës.
- Përcjellja e llogarive bankare.
- Shkarkimi i blerësve dhe përcjellja e arkave të agjentëve ambulantivë.
- Barazimi dhe përcjellja e stokut për të siguruar saktësinë e regjistrave të inventarit.
- Bashkëpunim i ngushtë me Kontabilistin Përgjegjës, Departamentin e Shitjes dhe Menaxherin e Brandev dhe Marketingut.
- Trajtimi i detyrave të përditshme administrative, përfshirë planifikimin e takimeve, përgjigjen e telefonatave dhe menaxhimin e furnizimeve të zyrës.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Financa, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të kohës.
- Njohuri të sruktures qmimit dhe kalkulimit
- Njohuri të avancuar të EXCEL( VLOOKUP,PIVOT) dhe pervojë në analizë të dhenave dhe vizualizimit
- Njohuri mbi softuerët financiarë vendor ( Finabit )
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
Si të Aplikoni:
Nëse keni interesim dhe keni pervoje në menaxhimin e financav,kontabilitetit dhe administrates ju inkurajojmë të aplikoni. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne [email protected] Përfshini në subjektin e emailit: "Aplikim për Financa&Administratë - [Emri juaj]".
Afati i Aplikimit:
Beta Pharm sh.p.k është një punëdhënës i barabartë, i përkushtuar për të promovuar një mjedis pune bashkëpunues dhe inovativ. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Afati i aplikimit është deri me datën 3 Qëershor 2025 ora 17:00.