TERMI I REFERENCËS SË PUNËS MENTOR MOTIVUES
Ofertim për ekspertizë; MENTOR MOTIVUES PËR STUDENT TË KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN
Prishtinë/2025 |
Aprovuar nga drejtori ekzekutiv _____________________ Nënshkrimi |
1, Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
2. Kontesti i ndërhyrjes:
Në Kosovë, studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përballen me një sërë sfidash në arsim, të cilat janë të theksuara dhe shumëfishohen për shkak të vështirësive të veçanta që këta studentë hasin. Krahasuar me numrin total të studentëve në vend, ata përfaqësojnë një pjesë të vogël, dhe vetëm një përqindje e vogël e atyre që përfundojnë shkollën e mesme vazhdojnë studimet e tyre në nivel universitar. Kjo situatë pasqyron pengesat ekonomike, sociale dhe kulturore, diskriminimin, mungesën e orientimit të duhur në karrierë, vetëbesimin e ulët dhe mungesën e motivimit, që pengojnë këta studentë të arrijnë sukses në arsimin e lartë.
Për të adresuar këto sfida dhe për të mbështetur progresin e tyre, organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka krijuar një program të specializuar për të ndihmuar studentët nga këto komunitete. Programi "Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian" synon të krijojë një mjedis mbështetës, ku studentët mund të rrisin pjesëmarrjen e tyre në arsimin universitar dhe të përmirësojnë vijimin e studimeve dhe rezultatet e tyre. Ky program ka për qëllim jo vetëm të ndihmojë studentët të diplomohen, por edhe të rrisë mundësitë e tyre për t’u integruar në tregun e punës.
Duke ofruar mbështetje akademike dhe jo-akademike, programi synon të promovojë barazi dhe përfshirje në arsimin e lartë dhe të krijojë mundësi për zhvillimin e aftësive profesionale të këtyre studentëve. Përmes kësaj mbështetje, sfidat me të cilat përballen studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian mund të kapërcehen, duke u dhënë atyre një mundësi më të mirë për të pasur sukses në karrierë dhe në jetë.
3. QËLLIMI SPECIFIK
Një nga praktikat më të mira për të pasur sukses studentët në rrugëtimin e tyre akademik, është të iu ofrohet atyre mentorim motivues duke inkurajuar studentët e rinj të komuniteteve që t’i kalojnë sfidat dhe të arrijnë qëllimet e tyre akademike. Në kuadër të programit “Mbështetje plotësuese për studimet akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian”, ne jemi në kërkim të mentorëve motivues të cilët i kanë përfunduar studimet e tyre akademik dhe mund të punojnë me studentët e rinjë në mënyrë që të iu ofrojnë atyre praktikat më të mira dhe motivim gjatë studimeve të tyre.
Mentorët motivues do të fokusohen në drejtimin e studentëve përmes sfidave më të gjera personale dhe sociale që mund të hasin. Secili mentor mund të mbështesë deri në 10 studentë, me fleksibilitetin për të organizuar sesione bazuar në nevojat e grupit—qoftë nëpërmjet takimeve të përbashkëta ose indivudiale. Qëllimi i tyre do të jetë të frymëzojnë studentët, t'i ndihmojnë ata të kapërcejnë pengesat dhe të nxisin ndjenjën e përkatësisë dhe qëllimit në rrugëtimin e tyre akademik.
Të kompensuar me 10 euro për student në muaj, mentorët motivues do të zhvillojnë të paktën një seancë në muaj me secilin student, duke rritur frekuencën e kontaktit sipas nevojës.
Profili i Mentorit Motivues
Mentorët motivues për programin mbështetës të studentëve universitar rom, ashkali dhe egjiptianë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme për të siguruar që ata të shërbejnë si modele dhe udhërrëfyes efektiv, frymëzues.
4. PRODUKTI
Pas çdo takimi mentori duhet të përgatis një raport me temën që ka trajtuar dhe të arriturat idividuale të çdo student.
5. KRITERET E PERZGJEDHJES
Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur më të përshtatshëm për ofrimin e mentorimit.
6. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
Vendet/Komunat ku kemi nevojë për mentorë:
7. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]
Ju lutemi shënoni në subjekt titullin e thirrjes!
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 17/06/2025
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.