Asistent i Shitjes - Programe Trajnimi
  • /
9 ditë
Business Development Group
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi

Business Development Group (BDG) – lider i njohur në trajnime profesionale dhe konsulencë në Kosovë dhe rajon – shpall vend të lirë pune për një Agjent të Shitjes energjik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të fokusohet në shitjen e programeve tona të trajnimit për biznese dhe institucione. BDG ka mbi një dekadë përvojë në ofrimin e trajnimeve cilësore në fusha si: standertet ndërkombëtare, komunikimi, kujdesi ndaj klientit, shitjet, burimet njerëzore, udhëheqja, menaxhimi i stresit. Ne jemi të përkushtuar ndaj cilësisë, profesionalizmit dhe ndikimit afatgjatë.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Promovimi dhe shitja e programeve të trajnimit (të hapura dhe të personalizuara) për sektorin privat, organizata joqeveritare dhe institucione publike
  • Identifikimi i klientëve të rinj përmes rrjeteve dhe komunikimit aktiv
  • Mbajtja dhe përmirësimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave dhe propozimeve trajnuese të përshtatura
  • Arritja e objektivave mujore dhe tremujore të shitjes
  • Bashkëpunimi me ekipin menaxhues për përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve
  • Përdorimi i platformave të menaxhimit të klientëve (CRM)

Kërkesat:

  • Përvojë e mëparshme në shitje, përparësi në sektorin e trajnimeve apo shërbimeve profesionale
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh
  • Diplomë universitare në Biznes, Marketing apo fusha të ngjashme
  • Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe dhe angleze (shkrim dhe të folur)
  • Gjuha gjermane e preferuar
  • Vetëiniciativë, i organizuar dhe i përkushtuar në arritjen e objektivave
  • Njohja me temat e trajnimeve të BDG-së është një përparësi

Ne Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese me bonus për performancë
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të avancuara
  • Pjesëmarrje në projekte me ndikim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtare

Si të Aplikoni:

Ju lutemi dërgoni CV-në në:
Email: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 15 Qershor 2025.

10767
189
1897
7173