Shield Recruitment & HR kërkon Auditor i Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara për sigurime në vend.
Vendi i Punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Angazhohet në kryerjen e detyrave audituese dhe përfundimin e angazhimeve të auditimit të brendshme, nën mbikëqyrjen dhe bashkëpunimin me Udhëheqësin e Departamentit të Auditimit të Brendshëm.
- Përgatit programet e auditimit, dokumenton punën në mënyrë të strukturuar dhe profesionale.
- Analizon të dhënat financiare, operative dhe të sistemeve për të identifikuar mospërputhje, rreziqe apo dobësi në kontrolle.
- Harton raporte të qarta dhe të strukturuara me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.
- Siguron përputhshmëri me politikat e brendshme, procedurat dhe legjislacionin përkatës.
- Angazhohet në auditimet ad-hoc, sipas kërkesës së Komitetit të Auditimit ose Bordit të Drejtorëve.
- Monitoron zbatimin e rekomandimeve të auditimeve të mëparshme, si dhe rekomandimeve nga Auditorët e Jashtëm dhe BQK-ja.
- Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të metodologjisë dhe praktikës së auditimit.
- Zhvillon njohuritë profesionale përmes trajnimeve dhe përditësimeve të vazhdueshme.
- Menaxhimi i mirë i kohës në dispozicion për kryerjen e detyrave të deleguara si dhe kryerja e detyrave sipas prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara.
- Sipas nevojës, kryen detyrat shtesë që ndërlidhen me pozitën e punës e që janë në pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe aktet e brendshme të kompanisë
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare (BA) në Ekonomi, Administrim Biznesi ose Financa.
- Përvojë të punës në Auditim ose Kontroll të Brendshëm.
- Nivel i avancuar i gjuhës shqipe dhe angleze.
- Nivel i avancuar i Microsoft Office.
- Aftësi analitike dhe organizative si dhe komunikuese.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 10 Qershor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.