TERMI I REFERENCËS (TOR) – Angazhimi i anëtarëve të Grupit Mobil
Informacioni përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (VoiceofRoma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
Ndërhyrja synon të adresojë sfidat komplekse të së drejtës së pronës për familjet nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Fushë Kosovës, të cilat përballen me pengesa strukturore dhe administrative në realizimin dhe njohjen ligjore të të drejtave të tyre pronësore. Mungesa e dokumentacionit të plotë dhe të saktë, mungesa e qasjes në shërbimet ligjore dhe institucionale, si dhe mungesa e njohurive për procedurat e nevojshme, shpesh i lënë këto familje në pasiguri juridike dhe sociale.
Për të ndikuar në përmirësimin e kësaj situate, organizata jonë do të angazhoj dy persona në Grupin Mobil, si një mekanizëm fleksibil dhe i orientuar drejt terrenit, që i përgjigjet në mënyrë direkte nevojave të familjeve. Kjo ndërhyrje ndërlidhet me objektivat më të gjerë të projektit për fuqizimin e të drejtave pronësore dhe përfshirjes së barabartë të komuniteteve të margjinalizuara në proceset ligjore dhe institucionale që lidhen me të drejtën në pronë.
2. Arsyetimi për publikim të vendit të punës – Anëtar i Grupit Mobil
Organizata jonë është e përkushtuar për të kontribuuar në përmirësimin e qasjes së barabartë në të drejtat pronësore për familjet që përballen me vështirësi në këtë fushë, veçanërisht ato që i përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Fushë Kosovës. Për të realizuar këtë qëllim, ne po zgjerojmë ekipin tonë të terrenit dhe shpallim pozitën për Anëtar të Grupit Mobil nga Fushe Kosova, i cili do të luajë rol kyç në identifikimin dhe asistimin e familjeve me çështje të pazgjidhura pronësore.
Angazhimi i anëtarëve të Grupit Mobil është thelbësor për zbatimin efektiv të fazave të ciklit të menaxhimit të projektit në terren – nga identifikimi dhe mbledhja e të dhënave deri te raportimi dhe ndjekja e rasteve pranë institucioneve përkatëse. Përmes kësaj pozite, organizata synon të sigurojë një qasje proaktive dhe të ndjeshme ndaj nevojave të familjeve, duke i mbështetur ato në mënyrë të vazhdueshme drejt zgjidhjes së të drejtave të tyre pronësore.
Përveç përmbushjes së detyrave teknike, roli i Anëtarit të Grupit Mobil kërkon ndjeshmëri të lartë kulturore, integritet të lartë profesional dhe përkushtim për respektimin e vlerave të organizatës. Kjo pozitë ofron mundësinë për të kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së komuniteteve që shpesh përjashtohen nga të drejtat themelore siç është prona, duke forcuar në të njëjtën kohë partneritetin mes komuniteteve, institucioneve dhe sektorit të shoqërisë civile.
Publikimi i këtij pozicioni është i nevojshëm për të angazhuar individë të motivuar dhe të kualifikuar që ndajnë vizionin tonë për barazi dhe përfshirje, dhe që janë të gatshëm të punojnë në mënyrë të përkushtuar në terren, për një ndikim të qëndrueshëm në jetën e njerëzve.
3. Objektivat specifike:
Duke aplikuar të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të projektit përmes punës dhe duke u siguruar që të gjitha objektivat dhe aktivitetet janë planifikuar, organizuar, ekzekutuar, vlerësuar dhe raportuar, Anëtarët e Grupit Mobil janë përgjegjës për:
4. Njohuritë dhe shkathtësitë
Anëtarët e Grupit Mobil duhet të kenë njohuri/shkathtësi në fushat e mëposhtme:
5. Vlerat Personale
Anëtarët e Grupit Mobil duhet të ruajnë konfidencialitetin e plotë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në punë. Gjithashtu, duhet të demonstrojnë atributet e mëposhtme personale:
6. Mënyra e aplikimit:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] , duke përfshirë dokumentacionin e nevojshëm si, CV-in, referencat e mëparshme.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 22.06.2025
Ju lutemi specifikoni titullin e shpalljes në subjekt!
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.