Risk Smart Professional L.L.C, kompani e specializuar në fushat (Anti-Fraud; Ani-money Laundering dhe Pajtueshmëri rregullatorë) organizon trajnim Trajnim Profesional me temën:
Udhëheqja e Ekipeve për Performancë të lartë Efektive
Qëllimi i trajnimit:
Të pajisë pjesëmarrësit me njohuri teorike dhe praktike mbi qasjet efektive në menaxhimin dhe udhëheqjen e ekipeve për arritjen e performancës së lartë brenda organizatave apo bizneseve. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë funksionet dhe dinamikat thelbësore të udhëheqjes me performancë të lartë, të aplikueshme në kontekstin e tyre të punës.
A është ky trajnim i duhuri për ju?
Ky trajnim është i përshtatshëm për të gjithë ata që synojnë të përmirësojnë aftësitë në menaxhimin dhe udhëheqjen e ekipeve drejt performancës së lartë brenda organizatave apo bizneseve, pavarësisht nivelit të përvojës apo pozitës që mbajnë në vendin e punës.
Objektivat e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Për trajnerin - Musa Bajraktari:
Trajneri është i certifikuar nga Universiteti i Oksfordit në programin Executive Leadership Programme, me fokus në udhëheqjen strategjike dhe transformuese të organizatave dhe bizneseve .
Gjithashtu, ai është i certifikuar nga Universiteti i Harvardit në Ekzekutimin e Strategjive në Biznes (Strategy Execution), si dhe në Lidership, Etikë dhe Përgjegjësi Korporative (Leadership, Ethics, and Corporate Accountability).
Çfarë e bën këtë trajnim unik?
Ky trajnim nuk është një trajnim standard teorik. Ai është ndërtuar mbi bazën akademike dhe shkencore të dy prej institucioneve më prestigjioze në botë – Universitetit të Oksfordit dhe Universitetit të Harvardit, duke sjellë:
Ky trajnim synon jo vetëm t’ju mësojë si të udhëhiqni ekipet për performance efektive, por t’ju fuqizojë ta udhëhiqni me vetëbesim, qartësi dhe ndikim real.
Detajet e trajnimit:
🗓 Data: data tentative 24 Qershor 2025 (ose deri të formohet grupi)
🕘 Ora: 09:00 – 15:00
💻 Forma: Online përmes platformës Zoom
📜 Certifikatë pjesëmarrjeje: Po (6 orë të rekomanduara për CPE/EVP)
📘 Material trajnimi: Po
Rezervimi konfirmohet pas realizimit të pagesës.
Për regjistrim ose informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni në:
📧 [email protected]
📞 +383 (0)48 333 554