TERMI I REFERENCËS (TOR) –ANGAZHIM TË EKSPERTIT PËR NGRITJE TË KAPACITETEVE PËR NDËRTIM TË KOMPANIVE NDËRTIMORE TË KOMUNITETIT ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN
Ftesë për kuotime : NGRITJA E KAPACITETEVE PËR NDËRTIM TË KOMPANIVE NDËRTIMORE TË KOMUNITETIT ROM,ASHKALI DHE EGJIPTIAN |
Prishtinë,2025 |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është “Një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe shërbime si të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.
Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të dinjitetshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të qasshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtarëve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës janë më të fuqizuara.
2. Arsyetimi i thirrjës:
Thirrja ka për qëllim mbështetjën dhe përmirësimin e kapaciteteve të kompanive ndërtimore të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive menaxheriale, zhvillimin e kapaciteteve që të jenë konkurrent ndaj kërkesave të tregut,rritjën e mundësive të punësimit dhe krijimin e kushteve për rritjen e qëndrueshme të bizneseve të këtij komuniteti. I gjithë qëllim qëndron në përcaktimin e kushteve dhe kërkesave për investimin në ngritjen e kapaciteteve të kompanive të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Vlerësimi i nevojave do të shërbejë si bazë për zhvillimin e aktiviteteve specifike dhe programeve të trajnimit që do të ofrohen për këto kompani.
3. Objektivat specifike:
a.Cilësia e punës dhe materialeve të cilat mund të perdorin;
b.Efikasiteti dhe përdorimi i teknologjisë gjatë ndërtimit;
c.Kosto dhe fleksibilitet në cmime;
d.Marketing dhe branding të kompanive ndërtimore;
e.Shërbimi ndaj klientit dhe lidhjet me investitorët;
f.Investimi në trajnime për punonjësit për të siguruar kualifikime më të larta.
4. Eksperti do të jetë përgjegjëse për sa vijon:
Përgatitja e Draft Raporti: Një raport fillestar që përshkruan hartimin dhe planin e zbatimit të programi;
Organizimin dhe facilitimin e trajnimit tre ditor;
Raporti Përfundimtar: Hartimi i raportit mbi progresin dhe rekomandime për përmirësime të mëtejshme.
5.Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Konsulenti/eksperti duhet të ketë kualifikimet dhe përvojën e mëposhtme:
6.Kushtet për aplikim:
Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
7. Kushte të përgjithshme:
8.Mënyra e aplikimit:
Dokumentacionet e kërkuara në thirrje si dhe oferta financiare duhet të dërgohet përmes email adresës zyrtare [email protected] .
Afati i fundit për aplikim është me datë: 27 Qershor 2025 .
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë, nuk do të merret parasysh.