KONKURS I PUNËS
BPrAL Kolegji Heimerer për të plotësuar nevojat e Kolegjit, shpall konkurs për këtë pozitë:
Pozita: Koordinator për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun (PR)
I. Përmbledhje e rolit:
Koordinatori për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut institucional dhe komunikimit me publikun. Qëllimi i pozitës është forcimi i reputacionit të Kolegjit Heimerer, ngritja e dukshmërisë institucionale dhe zhvillimi i bashkëpunimeve me akterë të jashtëm dhe median.
II. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut dhe PR në përputhje me qëllimet strategjike të Kolegjit.
- Kryerja e analizave dhe hulumtimeve për identifikimin e audiencave kyçe, prioriteteve të mesazhit dhe kanaleve të komunikimit.
- Hartimi dhe shpërndarja e materialeve për promovimin institucional.
- Hartimi i komunikatave për shtyp, njoftimeve për media dhe materialeve tjera informuese për të promovuar aktivitetet e Kolegjit.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me media – përgatitja dhe dërgimi i deklaratave për shtyp, organizimi i paraqitjeve publike dhe intervistave.
- Kultivimi i marrëdhënieve me partnerë institucionalë, publikë dhe privatë.
- Menaxhimi i përmbajtjes dhe përditësimi i rregullt i platformave digjitale të Kolegjit (faqe interneti, rrjete sociale, etj.).
- Monitorimi dhe raportimi i performancës së fushatave të marketingut dhe komunikimit.
- Bashkëpunimi me udhëheqësit akademikë dhe administrativë për të siguruar përputhshmëri mes komunikimit dhe objektivave të Kolegjit.
- Harton dhe shpërndan buletinin mujor institucional në bashkëpunim me njësitë përkatëse akademike dhe administrative.
- Identifikimi i konferencave, seminareve, forumeve, punëtorive dhe ngjarjeve të rrjetëzimit me rëndësi për prezantimin e Kolegjit dhe koordinimi i pjesëmarrjes.
- Promovon iniciativat dhe aktivitetet e Kolegjit që lidhen me SDG-të.
- Koordinon fushata ndërgjegjësuese dhe materiale promovuese që theksojnë përkushtimin institucional ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndikimit social.
III. Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Master (MSc) ose Doktoraturë (PhD) në Komunikim, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Përvojë së paku 3 vjeçare në fushën e komunikimit, PR apo marketingut, përvojë në institucione arsimore është përparësi.
- Aftësi të avancuara në të shkruar, redaktim dhe hartim të dokumenteve publike.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar në shqip dhe anglisht; njohja e gjermanishtes është përparësi.
- Aftësi të dëshmuara në organizim, menaxhim kohe dhe punë nën presion.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e mjeteve teknologjike dhe platformave të komunikimit digjital.
- Integritet i lartë personal, qasje etike dhe proaktive në punë.
IV. Ambienti i punës dhe përkrahja:
- Mbështetje e strukturuar nga menaxhmenti dhe ekipet përkatëse.
- Pavarësi e mbikëqyrur dhe qartësi në pritshmëritë e rolit.
- Akses në infrastrukturë teknike dhe asistencë administrative.
- Zbatim i procedurave standarde institucionale dhe kulturë e fuqizimit profesional.
Vendi i punës: BPrAl Kolegji Heimerer, Veranda D4, Hyrja C dhe D Lagja Kalabri, (Rruga për Veternik), 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 30.06.2025 deri me 14.07.2025.