SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Agjent/e në Qendrën e Thirrjeve
Lokacioni: Zyra Qendore,Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 12/2025)
Raporton tek: Menaxheri i Qendrës së Thirrjeve
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Përgjegjës për pranimin/inicim të thirrjeve tek klientët për qëllime të ndryshme (fushata, sondazhe, oferta promocionale dhe të tjera); inicim të thirrjeve tek klientët delinkuent për pagesa të borxhit/ ose ri-thirrjeve po qe se paraqitet nevoja etj.
- Trajton aplikacionet/kerkesat per kredi
- Në mënyrë profesionale dhe etike komunikon me klientët për negociimin e rikthimit të kredisë
- Mban shënime në lidhje me thirrjet e kryera dhe informon në baza ditore Koordinatorin e Qendrës së Thirrjeve
- Punon në menyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale
- Posedon aftësi për të mësuar shpejtë dhe të ketë aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese
- Posedon aftësi për të trajtuar klientët/çështjet problematike/situatat e vështira
- Detyra të tjera.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Shkalla Universitare në Ekonomi/ Financa apo ndonje fushe tjeter, është e Obliguar
- Preferohet së paku një vit përvojë pune në Qendër të Thirrjeve apo Kolektime ose një kombinim i shkollimit dhe përvojës në shërbimet financiare
- Njohuri të shkëlqyeshme komunikuese dhe negociuese
- Njohuri të përgjithshme në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office)
- Njohuri e mirë e gjuhës serbe është perparesi
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/karriera. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 6 korrik 2025.
Shenim:Ne interviste ftohen vetem kandidatet te cilet plotesojne kushtet e kerkuara