Inxhinier për klima (HVAC)
9 ditë
"Oriental Mushrooms" L.L.C
Prishtinë
Inxhinieri
Përshkrimi

Oriental Mushrooms L.L.C

KONKURS PUNE

  • Kompania Oriental Mushrooms L.L.C për nevojat e saja për industrinë e prodhimit të ushqimit për fabriken prodhuese për kultivimin e kërpurdhave kultura bujqësore: Eryngii në Fshatin Banullë, Lipjan, ku pjesa më e madhe e vëllimit të prodhuar eksportohet në zonën e BE-së, ndërsa pjesa tjetër shitet në tregun vendas dhe atë fqinj, kompania hap konkurs për:

Inxhinier për klima (HVAC)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projektimi, instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC) në ambientet e fabrikës.
  • Monitorimi dhe optimizimi i funksionimit të sistemeve klimatike për efikasitet energjetik dhe cilësi të ajrit.
  • Zgjidhja e problemeve teknike dhe reagimi ndaj defekteve në sistemet e klimatizimit.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe menaxhmentin për planifikimin dhe realizimin e projekteve klimatike.
  • Sigurimi që sistemi HVAC plotëson standardet e sigurisë dhe kërkesat ligjore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike, me specializim në Sistemet e Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit (HVAC).
  • Eksperiencë e dëshmuar në punë me sisteme klimatike dhe ngrohjeje.
  • Njohuri të mira të termodinamikës dhe teknologjive të HVAC.
  • Aftësi për punë në ekip dhe zgjidhje të problemeve.
  • Njohje e gjuhës angleze është përparësi
  • Të paktën 1 vit përvojë pune në fushën e sistemeve HVAC ose klimatike industriale;

📍 Lokacioni: Rr. Ymer Prizreni, Banuellë, Lipjan

📧 Aplikimet dërgohen në: [email protected]

📞 Tel: +383 49 971 923

🗓 Afati i aplikimit: Deri më 12.07.2025

10955
145
1920
7174