Kontabilist/e (1), Shef Kuzhine (1), Kuzhinier/e (1), Recepsionist/e (5), Sigurim (1), Elektricist (1), Shtëpiak/Mirëmbajtës (1), Higjieniste (5)
30 ditë
Banja e Kllokotit
Viti
Elektriciste Gastronomi Kontabilitet Mirëmbajtje Recepsion Sigurim Fizik Te tjera
Përshkrimi

KONKURS PUNE

Përshkrimi i Kompanisë:

Spitali Special për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim “Banja e Kllokotit” është i orientuar drejt ofrimit të kujdesit profesional në fushën e rehabilitimit dhe fizioterapisë për pacientët që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Me një staf mjekësor me përvojë dhe një qasje bashkëkohore, ky institucion garanton ofrimin e trajtimit cilësor që kontribuon në shërimin dhe mirëqenien e pacientëve.

Me hapjen e objektit të ri modern, i cili përmbush standardet më të avancuara për trajtim dhe akomodim, jemi duke zgjeruar shërbimet tona dhe për këtë arsye ftojmë profesionistë të motivuar dhe të kualifikuar të bashkohen me ekipin tonë.

PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

👉Kontabilist/e

Nr i pozitave: 1

Lokacioni: Kllokot

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës

Data: 03.07.2025 – 03.08.2025

📌 Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa ose Ekonomi;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në fushën e kontabilitetit (përvoja në sektorin shëndetësor është përparësi);
  • Njohuri shumë të mira në ligjet tatimore në Kosovë;
  • Aftësi të mira në përdorimin e softuerëve financiarë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

📄 Dokumentat e nevojshme për aplikim

  • CV

👉 Shef Kuzhine

Nr i pozitave: 1

Lokacioni: Kllokot

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës

Data: 03.07.2025 – 03.08.2025

📌 Kualifikimet:

  • Diplomë relevante në kuzhinë/gastronomi ose certifikim profesional për shef kuzhine;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme (përvoja në institucione shëndetësore ose hotele është përparësi);
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale;
  • Njohuri për standardet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore;
  • Aftësi për të udhëhequr një ekip dhe për të punuar nën presion.

📄 Dokumentat e nevojshme për aplikim

  • CV

___________________________________________________________________________

👉Kuzhinier/e

Nr i pozitave: 1

Lokacioni: Kllokot

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës

Data: 03.07.2025 – 03.08.2025

📌 Kualifikimet:

  • Diplomë relevante në kuzhinë/gastronomi ose certifikim profesional për kuzhinier;
  • Minimum 2 vite përvojë pune si kuzhinier;
  • Njohuri të mirë të teknikave të gatimit dhe higjienës ushqimore;

📄 Dokumentat e nevojshme për aplikim

  • CV

👉 Recepsionist/e

Nr i pozitave: 5

Lokacioni: Kllokot

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës

Data: 03.07.2025 – 03.08.2025

📌 Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Përvojë pune në pozitë të ngjashme është përparësi;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri pune me kompjuter dhe përdorim i mjeteve të MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze (ose ndonjë gjuhë tjetër është përparësi).

📄 Dokumentat e nevojshme për aplikim

  • CV

___________________________________________________________________________

👉 Sigurim

Nr i pozitave: 1

Lokacioni: Kllokot

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës

Data: 03.07.2025 – 03.08.2025

📌 Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Përvojë pune në pozitë të ngjashme është përparësi;
  • Aftësi të mira fizike dhe përqendrim në detyrë;
  • Gatishmëri për të punuar me ndërrime dhe në kushte të ndryshme.

📄 Dokumentat e nevojshme për aplikim

  • CV

___________________________________________________________________________

👉 Elektricist

Nr i pozitave: 1

Lokacioni: Kllokot

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës

Data: 03.07.2025 – 03.08.2025

📌 Kualifikimet:

  • Diplomë profesionale për elektrik (shkollë e mesme teknike ose trajnim profesional);
  • Përvojë pune në pozitë të ngjashme është përparësi në fushën e elektricitetit;
  • Njohuri për sistemet elektrike të objekteve të mëdha (përvoja në institucione shëndetësore apo hotele është përparësi);
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion.

📄 Dokumentat e nevojshme për aplikim

  • CV

__________________________________________________________________________

👉 Shtëpiak/Mirëmbajtës

Nr i pozitave: 1

Lokacioni: Kllokot

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës

Data: 03.07.2025 – 03.08.2025

📌 Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme (profili teknik është përparësi);
  • Përvojë pune në mirëmbajtje ose pastrim teknik është e preferueshme.

📄 Dokumentat e nevojshme për aplikim

  • CV

___________________________________________________________________________

👉 Higjieniste

Nr i pozitave: 5

Lokacioni: Kllokot

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës

Data: 03.07.2025 – 03.08.2025

📌 Kriteret:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Përvojë e mëparshme në pastrim është përparësi.

📄 Dokumentat e nevojshme për aplikim

  • CV

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në duke përshkruar kualifikimet dhe përvojën e tyre në [email protected] ; Konkursi mbetet i hapur nga data: 03.07.2025 – 03.08.2025!

Ju lutemi cekeni në subjektin e email-it pozitën për të cilën aplikoni!

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
10963
146
1920
7175