FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE PËR FURNIZIM ME PAJISJE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE PËR ZYRE - PC
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresës [email protected]; [email protected]
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
- Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje të pajisjeve të kërkuara.
- Të dorëzohet specifikacioni i pajisjeve.
- Të ceket afati i liferimit (ditë kalendarike).
- Të ceket afati i garancionit dhe çka mbulohet me garancion
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për pajisje të Teknologjisë Informative - PC” duhet të dorëzohen në zyrën qëndrore të Bankës Ekonomike Sheshi Nëna Terezë p.n – Prishtinë
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25.07.2025 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.