Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Lipjan shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i inxhinierisë së ndërtimit
Fusha e studimit: Inxhinieri e Ndërtimit, Inxhinier Strukturore, Inxhineri Arkitekturore, Inxhinieri Gjeoteknike, Hidroteknikë
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komuna Lipjan
Nr. i Referencës: RN00018227
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 15.07.2025
Afati për aplikim: 16.07.2025 - 14.08.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr |
Institucioni |
Organizata / Vendi i punës |
Titulli i pozitës |
Klasa e pozitës |
Paga\ Koeficienti |
Nr. i kërkuar |
1
|
Komuna Lipjan
|
DREJTORATI PËR PLANIFIKIM, URBANIZËM DHE MBROJTJE TË
MJEDISIT / Zyrtar për Urbanizëm dhe Planifikim
|
Zyrtar për Urbanizëm dhe Planifikim |
Profesional 2
|
5.45
|
1
|
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përgatitja e koncepteve/detyrave projektuese për Hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor duke përfshirë : Planin Zhvillimor Komunal, Hartën Zonale të Komunës dhe Planet Rregulluese të Hollësishme.
- Koordinon mbikëqyrjen e proceseve të hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe organizon debatet/ shqyrtimet publike me qytetarë.
- Përputhja e dokumenteve të tjera brenda drejtoratit me dokumentet e planifikimit hapësinor.
- Përgatitja e detyrave projektuese për hartimin e projekteve kryesorepër zhvillime në infrastrukturë publike, sociale dhe teknike në përputhje me dokumentet e planifikimit hapësinor.
- Planifikimi i zhvillimeve në hapësirat e caktuara të cilat janë të trajtuara me dokumentet e planifikimit hapësinor, por mungojnë zgjidhjet sipas normave teknikeurbane për çështjetë ndryshme. Në bazë të kësaj ofrimii propozimeve për zgjidhje.
- Përgatitja e informacioneve urbane/ekstrakteve nga dokumentet e planifikimit hapësinorsipas kërkesave të palëve dhe subjekteve të tjera publike.
- Planifikimi i ndërtimeve dhe caktimi i kushteve ndërtimore për ndërtimin e ndërtesave të kategorive dhe llojeve të ndryshme.
- Shqyrtimi dhe analizimi i kërkesave për leje ndërtimore në pajtueshmëri me dokumentet e planifikimit hapësinor.
- Monitorimi i zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
- Përgatitja e draft raporteve vjetore mbi bazën e monitorimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
- Kryen edhe detyra të tjera në kuadër të përgjegjësive të caktuara për DPUMM-në.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor). Drejtimi - Inxhinieri e Ndërtimit,Inxhinier Strukturore, Inxhineri Arkitekturore, Inxhinieri Gjeoteknike, Hidroteknikë.
- Kërkesat specifike: Nuk kërkohet.
- Përvoja e punës e kërkuar:Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 29/08/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Mënyra e aplikimit
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
- Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen