Agjent – Merchandiser ne terenin e Podujeves dhe Gjakoves (2), Shites ambulantiv (3), Shites ambulantiv (3 pozita), Shofer kamioni (kategoria C) (1)
12 ditë
Koral Corporation
Prishtinë
Shitje Shofer Te tjera
Përshkrimi

Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg. Kompania Koral Corporation operon nga vitit 2004 me pakicë dhe shumicë

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall

  • Agjent – Merchandiser ne terenin e Podujeves dhe Gjakoves (2 pozita)
  • Shites ambulantiv (3 pozita)
  • Shofer kamioni (kategoria C)

Pozita : Agjent - merchandiser ne terenin e Podujeves dhe Gjakoves (2 pozita)

Detyrat dhe pergjegjësit :

  • Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
  • Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
  • Bënë kontrollin e kthimeve të artikujve,duke arsyetuar shkakun;
  • Përcjell stokun e produkteve tek blerësit,
  • Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
  • Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
  • Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
  • Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
  • Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
  • Menaxhimin e materialit reklamuese sebashku me mbikqyresin ( raftet,woblerat,postera)
  • Percjell afatet e produkteve
  • Saktesi ne raportime

Kualifikimet e kerkuara :

  • Kandidatët duhet të diplomë universitare
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm
  • Pervoje pune

Pozita: Shitës ambulantiv (3 pozita)

  • Përgjegjës për e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin,
  • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri;
  • Kujdeset ndaj klientit ekzistues;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm

Pozita: Shofer kamioni (kategoria C)

Detyrat dhe pergjegjësit :

  • Transporti i porosive tek bleresi në menyre efikase dhe të sigurte
  • Mbajtja e kamionit në gjendje të mire teknike dhe siguruese
  • Përgjegjesia për ngarkesat dhe sigurin e tyre gjate transportit
  • Respektimi i ligjeve dhe rregulloreve të trafikut në rruge;
  • Si dhe detyra tjera të caktuar nga punëdhënësi/udhëheqësi kompetent.

Kualifikimet e kerkuara

  • Patent Shofer Kategoria C
  • Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
  • Të jet në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike
  • Të jetë i adaptueshëm ndaj orarit fleksibël të punës.

Konkursi zgjat prej 24.07.2025 deri 07.08.2025

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
11116
160
1928
7176