Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civiltë Republikës së Kosovë, Neni 5 Agjenciapër Informim dhe Privatësi shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Grupi ligjor
Fusha e studimit : Juridik
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit :Agjencia për Informim dhe Privatësi
Nr. i Referencës:RN00018303
Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 24.07.2025
Afati për aplikim: 25.07.2025 - 23.08.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr |
Institucioni |
Organizata / Vendi i punës |
Titulli i pozitës |
Klasa e pozitës |
Paga\ Koeficienti |
Nr. i kërkuar |
1
|
Agjencia për Informim dhe Privatësi |
Departamenti Ligjor/ Divizioni per Hartimdhe Harmonizim te Legjislacionit |
Zyrtar i Lartë Ligjor
|
Profesional 1
|
6.25
|
1
|
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Ofron mbështetje në hartimin dhe harmonizimin e akteve normative, marrëveshjeve ndërinstitucionale, memorandumeve të mirëkuptimit si dhe aktevetjera juridike të cilat dalinnga fushëveprimtaria e Agjencisë, në bazë të procedurave dhe standardeve të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
- Eprori kontrollon punën e zyrtarittë lartë ligjor,vetëm për sa i takonrezultatit dhe zakonisht nuk ndërhyn lidhur me përmbajtjen e saj;
- Njohuri të thella në hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit.
- Realizimin e punëve do ta kryejëbrenda udhëzimeve të përgjithshme lidhurme objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave.
- Realizimi i detyrave bëhet duke ndjekur udhëzimet dhe praktikat e institucionit.
- Identifikimi i mundësive për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të punës.
- Diskutmi i rezultateve të punës do të bëhetme eprorin e tij vetëmnë rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme.
- Sipas nevojës,rishikon dhe kontrollon punën e zyrtarëve të tjerë profesional të nivelit më të ulët duke sugjeruar, udhëzuar kryerjen e punëve profesionale.
- Ofron mbështetje në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
- Me autorizim përfaqëson Agjencinë në procedura gjyqësore.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimittë lartë më së paku tre (3) vite të studimeve, në fushën e drejtësisë.
- Kualifikime të posaçme formale: nuk ka.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e hartimit, harmonizimit të legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës e mbrojtjes së të dhënavepersonale dhe qasjes në dokumente publike dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit.
- Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 07/09/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë: Nuk ka
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Mënyra e aplikimit
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
- Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen