Njoftim për Furnizim me veshmbathje
  • /
13 ditë
Islamic Relief Kosova
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me veshmbathje

Data e përgatitjes së njoftimit: 30/07/2025

T-10/2025

Detajet për kontakt

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: Prishtinë Kodi postar: 10000 Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës, në vitin 1999, si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 25 vite), IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, të infrastrukturës, bujqësisë, blegtorisë, si dhe financiare, me anë të të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e veshmbathjeve për rreth 300 familje me fëmijë jetimë. Kjo është një sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave të përfituesve të këtij projekti. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar dhe implementimi i projektit do të bëhet nga Islamic Relief Kosova.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizim janë të paraqitura si në vijim:

IRK njofton të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë çmimet për veshmbathje se komisioni i IRK-së do të bëjë verifikimin e cilësisë dhe çmimit në terren. Ju lutemi, ofroni çmimet dhe zbritjen finale në përqindje.

Çmimet duhet të ofrohen pa TVSH, dhe zbritja duhet të bëhet pas këtij çmimi.

Lista e veshmbathjeve, ku do të ketë edhe produkte të tjera, ilustrim i shembullit më poshtë:

No.

Pershkrimi

Cmimi

TVSH

Zbritja

Cmimi final

1

Këpucë 100 -18% p.sh 10% 76.28

2

Jakne 100 -18% p.sh 10% 76.28

3

Pantolla 100 -18% p.sh 10% 76.28

4

Xhemper/Blluze 100 -18% p.sh 10% 76.28

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Nr. Dokumentacioni ligjor Lloji

1.

Certifikate e Biznesit Kopje

2.

Certifikata e TVSH-së Kopje

3.

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

4.

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se të gjitha mallerat janë të sigurta dhe nuk e rrezikojnë shëndetin publik.

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

5.

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

 

0.00

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t’i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull “Oferta për Furnizimin me Veshmbathje 2025 – Islamic Relief Kosova”, duke i sjellë ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova ka zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje të procedurave si më poshtë:

  • Politikat kundër ryshfetit dhe korrupsionit.
  • Kodi i sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerabël (përfituesve) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 13/08/2025, në ora 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të llogaritet si e vonuar dhe, si e tillë, nuk do të merret në shqyrtim nga Prokurimi.

11160
179
1930
7176