Artmotion është lider në tregun e telekomunikacionit dhe medias në Kosovë, duke ofruar shërbime të avancuara të televizionit kabllor dhe internetit me shpejtësi të lartë. Si shpërndarës i përmbajtjeve ekskluzive dhe inovative, Artmotion zotëron 19 kanale televizive që përfshijnë sport, filma, argëtim, edukim dhe format më të ndjekura të reality show-ve, si Big Brother VIP Kosova dhe Albania.
Për të fuqizuar më tej performancën dhe strategjinë tonë tregtare, jemi në kërkim të një drejtuesi dinamik dhe me vizion për pozitën:
Drejtor i Shitjes
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Harton dhe zbaton strategjinë e shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Menaxhon dhe udhëheq ekipin e shitjes duke vendosur objektiva të qarta dhe duke mbikëqyrur performancën e tyre.
- Analizon tregun, identifikon mundësitë e reja të rritjes dhe zhvillon plane për zgjerim të bazës së klientëve.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentin e marketingut dhe shërbimit ndaj klientit për të koordinuar fushatat promocionale dhe përmirësimin e përvojës së klientit.
- Raporton në mënyrë të rregullt tek menaxhmenti i lartë mbi performancën e shitjes, treguesit kyç (KPIs) dhe trendet e tregut.
- Zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët kryesorë dhe partnerët strategjikë.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 3-5 vite përvojë relevante në menaxhimin e shitjeve, përvojë në sektorin e telekomit është avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera drejtuese, komunikimi dhe motivimi të ekipit.
- Njohuri të avancuara mbi strategjitë e shitjes, analizën e tregut dhe ndërtimin e planeve operative.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të platformave CRM.
- Orientim drejt rezultateve dhe përkushtim ndaj objektivave të kompanisë.
Çfarë ofron Artmotion:
- Ambient dinamik dhe profesional të punës.
- Pagë konkurruese dhe benefite të tjera.
- Sigurim shëndetësor.
- Shujtë ditore të mbuluar nga kompania.
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi.
- Ekip mbështetës dhe ambient motivues për punë.
- Mundësi për zhvillim të karrierës dhe përfshirje në projekte strategjike.
Si të aplikosh:
Dërgo:
- CV-në
- Letrën motivuese
- Referenca apo dëshmi pune (nëse i posedon)
Email: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 06 gusht 2025, ora 16:00
Subjekti i email-it: Drejtor i Shitjes
Eja ndërto karrierën tënde aty ku talenti shpërblehet dhe suksesi festohet.
Artmotion – më shumë se një kompani, një vend ku rritesh bashkë me ekipin.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko