Menaxher Shitjesh
  • /
14 ditë
AGNA Kosova
Prishtinë
Menaxhment
Përshkrimi

POZICION I HAPUR: MENAXHER SHITJESH

📍 Vendndodhja: Kosovë

🏢 AGNA Kosovë – pjesë e Agna Group, lider në sektorin FMCG në Shqipëri dhe rajon

AGNA Kosovë është në kërkim të një profesionisti energjik, të orientuar drejt rezultateve, me aftësi të mira drejtuese dhe mendësi strategjike për të marrë rolin e Menaxherit të Shitjes. Ky pozicion përfaqëson një mundësi kyçe për t’u bërë pjesë e një kompanie me kulturë profesionale dhe standarde të larta.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton dhe koordinon aktivitetet e skuadrës në zonën përkatëse, me synim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë.
  • Përgjegjës për planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vlerësimin dhe motivimin e forcës së shitjes.
  • Implementon projekte dhe strategji në kanalet e Traditional Trade në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Monitoron dhe raporton performancën sipas standardeve të kompanisë.
  • Siguron përfaqësim të denjë të brandeve, imazhit dhe aseteve të kompanisë në treg.
  • Ndërton dhe ruan marrëdhënie të forta me klientët, furnitorët, distributorët dhe partnerët kryesorë të tregut.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare (në Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme); diploma pasuniversitare përbën avantazh.
  • Minimumi 5 vite përvojë pune në shitje, prej të cilave të paktën 2 vite në rol drejtues; përvoja në sektorin FMCG është përparësi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar).
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e ekipeve, komunikimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientë.
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje në mjedise dinamike.
  • Njohuri të mira në Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint, Outlook).

📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected]

🕐 Afati i fundit për aplikim: 15.08.202

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
11173
170
1930
7176