Teknik Mbështetës (4)
  • 192 ose 038 550 999
12 ditë
Policia e Kosovës
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Bazuar në nenin 44 të Ligjit për Policinë e Kosovës, Nr. 04/L-076, në Rregulloren (MPB) Nr.02/2023 për Organizimin dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ 02/2023 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës neni 26, si dhe aprovimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë: 18.07.2025 me nr ref: DBN 10/1-01/090/2025, Policia e Kosovës shpall:

K O N K U R S

Referenca: 10/1-01/SRS/0397/2025

Për plotësimin e vendeve të punës

1. Titulli i vendit të punës: Teknik Mbështetës katër(4) vende të lira pune

Vendi i punës: Ekipi Mbështetës/ Njësia e Specialistëve të Ndërtimit/ Sektorii Mirëmbajtjes / Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve

Klasa: Nëpunës/e teknik/edhe mbështetës/e 3

Koeficienti: 4.26

Për vitin 2025 zbatohet ligji për ndarjen buxhetore nr. 08/L-332neni 33 paragrafi 1 dhe 2.

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të pa caktuar

Orari i punës:i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën mbështetjen e të gjitha Njësive në kuadër të Sektorit të Mirëmbajtjes, në të gjitha objektet e PK-së;
  • Bën pastrimindhe mirëmbajtjen e oborrit në kompleksin e DPP-së;
  • Bën bartjen e inventaritsipas nevojës në kompleksin e DPP-së dhe objekteve tjera;
  • Demolime të dyerve dhe dritareve;
  • Demolime të kulmeve, nëpër kontejner dhe objekte me sipërfaqe më të vogla;
  • Është përgjegjësi dhe detyre që gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare të angazhohet në mbledhjene informatave të inteligjencës nga të gjithaburimet në dispozicion;
  • Kryen edhe punë tjera që ia përcakton mbikëqyrësi i drejtpërdrejt në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe dhe të cilat nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

Shkollimi dhe shkathtësitë për pozitën e kërkuar:

  • Diplomë/a e arsimit të shkollim të mesëm dhe përgatitje profesionale për pozita specifike.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
  • Aftësi profesionale dhe motivuese;
  • Posedim të standardeve të larta etike;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
  • Nivel të lartë të ndershmërisë dhe konfidencialitetit.

Kërkesat e përgjithshme për pranim janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare,në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuarme vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës,
  • Te ketë integritet personaldhe vlera te larta etike,
  • Të kalojnë me suksesprocedurat e pranimit.

Forma e aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet në dy mënyra:

  1. Aplikimi online ose
  2. Aplikimi në formë fizike.

Aplikimi online bëhet përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com/ Shpallje/ Mundësi punësimi.

Nëaplikimin online duhetbashkangjitur dokumentet e kërkuara si:

  1. Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsapër kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës e nostrifikuar;
  2. Certifikata e Gjendjes Penale (jo me i vjetër se 6 muaj);
  3. Një fotografi të formatit (5 x 5);

Aplikimi në formë fizike- Formularët për aplikim janë nëdispozicion në ueb-faqene Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit.

Në aplikimin në formë fizike duhetbashkangjitur dokumentet e kërkuara si:

  1. Formulari për aplikim se bashku me Deklarata (lidhurme pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com;
  2. Kopja e diplomëspër arsimin e kërkuar, ndërsapër kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës e nostrifikuar;
  3. Çertifikata /ekstraktin e lindjes (jo me i vjetërse 6 muaj);
  4. Çertifikata e gjendjes penale (jo me i vjetërse 6 muaj);
  5. Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide;

 

Një fotografi të formatit (5 x 5);

Formularët duhet t’i dorëzohen në Sektorin për Rekrutim dhe Seleksionim, Ndërtesa e re e Administratës, DPP, Prishtinë, personalisht ose dërgohen me postë në këtë adresë: Policia e Kosovës, rr. “Luan Haradinaj”, 10000 Prishtinë, Sektori për Rekrutim dhe Seleksionim, kati i III, zyra 54, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura të gjitha aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohet me kujdes dhe gjatë shqyrtimit nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret e përcaktuara për aplikim dhe punësim, apo nëse aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme kandidati menjëherë do të diskualifikohet.

Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në intervistën me gojë. Këto pozita i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen.

Informimi i kandidatëve lidhur me çdo faze te testimitdo të behet përmes publikimit të listave në ueb - faqen e Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com, te rubrika mundësi e punësimit.

Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data 31.07.2025 deri me 14.08.2025.

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese mund të thirrni në numrin e telefonit kontaktues nr.: 038- 5080 lokali: 1002 /038-504504 lokali:1751dhe 038 245 184 si dhe në adresën elektronike [email protected]

“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhefemërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe personat me aftësi te kufizuar”.

11188
177
1930
7176