THIRRJE PËR APLIKIM
2 Trajnerë Kryesorë
1 Trajner Kryesor i Ri
Projekti: Zbatimi i Sjelljeve të Sigurta: Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës nga bashkëmoshatarët dhe dhunës me bazë gjinore ndaj fëmijëve dhe të rinjve të cenueshëm
Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Menaxheri i Programit
Datë: Shtator 2025 – Qershor 2026
Informata të përgjithshme
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë jo-fitimprurëse që funksionon për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjet e tyre deri te zhvillii i strukturave, politikave dhe standardeve të përshtatshme, të ndjeshme ndaj fëmijëve.
TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.
Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:
a) Angazhimit në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
b) Mbështetjes e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
c) Mbështetjes së kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
d) Pilotimit të politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.
Informacione rreth projektit
TdhK është duke zbatuar projektin "Zbatimi i Sjelljeve të Sigurta: Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës nga bashkëmoshatarët dhe dhunës me bazë gjinore ndaj fëmijëve dhe të rinjve të cenueshëm", bashkëfinancuar nga Programi për Qytetarinë, Barazinë, të Drejtat dhe Vlerat (CERV1) i Bashkimit Evropian.
Projekti zbatohet në partneritet me SOS Fshatrat Ndërkombëtare të Fëmijëve (partneri udhëheqës i konsorciumit), Shoqatat Anëtare të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Bullgari, Itali, Rumani dhe Suedi, si dhe Terre des hommes (Tdh) Hungari.
Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve nga shtresat e cenueshme për t'u bërë aktorë aktivë në krijimin e një mjedisi të sigurt për veten dhe bashkëmoshatarët e tyre, si dhe mbështetja e profesionistëve që punojnë me dhe kujdesen për fëmijët dhe të rinjtë që të parandalojnë; dhe të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme ndaj dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe dhunës me bazë gjinore.
Si ndërhyrje kryesore në kuadër të projektit janë realizimi i punëtorive nga bashkëmoshatarët për fëmijët dhe realizimi i trajnimeve kombëtare për profesionistët që kujdesen dhe punojnë me fëmijë dhe të rinj.
Punëtoritë kanë për qëllim të rrisin vetëdijen për sjellje të sigurta, zhvillojnë aftësi psikosociale dhe nxisin qëndrueshmërinë përballë rreziqeve dhe formave të dhunës, ndërsa trajnimet për profesionistët të fuqizojnë kapacitetet për mbrojtjen e fëmijëve, ofrimin e mbështetjes psikosociale dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme. Të dyja ndërhyrjet kontribuojnë në parandalimin e dhunës dhe përmirësimin e mirëqenies.
Për të mundësuar realizimin e këtyre aktiviteteve në nivel nacional, TdhK dhe secili partner i projektit do të angazhoj 2 Trajnerë Kryesorë dhe 1 Trajner Kryesor i Ri, të cilët do të trajnohen në nivel Evropian si pjesë e një programi "Trajnim i Trajnerëve" (ToT). Trajnerët do të përgatiten për të zhvilluar si trajnimin nacional për profesionistët, ashtu edhe trajnimin nacional për 10 Trajnerë Bashkëmoshatarë, të cilët më pas do të zhvillojnë punëtoritë me bashkëmoshatarët e tyre me mbështetjen e Trajnerëve Kryesorë.
1 Citizens, Equality, Rights and Values Programme
Trajnerët Kryesorë (2 pozita)
Profesionistë me përvojë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Trajnerët Kryesorë duhet të:
Dorëzimet:
Aktiviteti | Numri i Ditëve të Punës | Data | |
Trajnimi i Trajnerëve (ToT) |
Pjesëmarrje në sesionet online | 2 ditë | Nga shtatori deri në mes-nëntor 2025 |
Vetëstudim | Rreth 2 ditë |
Nga tetori deri në mes-nëntor 2025 |
|
Pjesëmarrje në sesionet fizikisht në Bukuresht | 4 ditë + udhëtim ditën para dhe pas |
Java e 24 nëntorit 2025 |
|
Trajnime kombëtare për profesionistë | Përgatitje | 4- ditë |
Gjatë periudhës nga dhjetor 2025 deri në shkurt 2026 |
Realizimi i 4 trajnimeve kombëtare për profesionistë |
4 ditë për trajnim | Gjatë periudhës nga mars deri në qershor 2026 | |
Trajnimi kombëtar i Trajnerëve Bashkëmoshatarë |
Përgatitje | 1- ditë |
Gjatë periudhës nga dhjetor 2025 deri në janar 2026 |
Realizimi i 1 trajnimi kombëtar për Trajnerët Bashkëmoshatarë |
4- ditë |
Gjatë periudhës nga janari deri në shkurt 2026 |
|
Punëtoritë ndërmjet bashkëmoshatarëve | Përgatitje me Trajnerët Bashkëmoshatarë/mentor ing | 5- ditë |
Nga janari/shkurt deri në qershor 2026 |
Mbështetje e Trajnerëve Bashkëmoshatarë në realizimin e 5 punëtorive për fëmijë |
3 ditë për punëtori |
Nga mars deri në qershor 2026 |
|
Tjera | Pjesëmarrje në aktivitetet e vlerësimit | Rreth 1 ditë | Nga tetori 2026 deri në janar 2027 |
*Datat caktohen pas një marrëveshjeje të përbashkët midis trajnerit dhe TdhK.
Profili:
Përvoja, cilësitë dhe aftësitë e kërkuara:
• Nëse kandidati vetë ka përjetuar përvoja të vështira gjatë fëmijërisë, ai/ajo duhet të kuptojë se si këto përvoja e ndikojnë atë dhe të jetë në gjendje të kërkojë mbështetje nëse ndikohet nga ndonjë nga situatat e trajtuara gjatë trajnimit për Sjellje të Sigurta.
Përvoja, cilësitë dhe aftësitë e dëshirueshme:
Trajner Kryesorë i Ri (1 pozitë)
1 person i ri, mosha 18-24 vjeç
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Trajneri Kryesor i Ri duhet:
• Të drejtoj aktivitetet dhe angazhimet pavarësisht nga bindjet politike, racore.
Dorëzimet:
Aktiviteti | Numri i Ditëve të Punës | Data | |
Trajnimi i Trajnerëve (ToT) |
Pjesëmarrje në sesionet online | 2 ditë | Nga shtatori deri në mes-nëntor 2025 |
Vetëstudim | Rreth 2 ditë | Nga tetori deri në mes nëntor 2025 | |
Pjesëmarrje në sesionet fizikisht në Bukuresht |
4 ditë + udhëtim ditën para dhe pas |
Java e 24 nëntorit 2025 | |
Trajnime kombëtare për profesionistë | Përgatitje | 4- ditë |
Gjatë periudhës nga dhjetor 2025 deri në shkurt 2026 |
Realizimi i 4 trajnimeve kombëtare për profesionistë |
4 ditë për trajnim |
Gjatë periudhës nga mars deri në qershor 2026 |
|
Trajnimi kombëtar i Trajnerëve Bashkëmoshatarë |
Përgatitje | 1- ditë |
Gjatë periudhës nga dhjetor 2025 deri në janar 2026 |
Realizimi i 1 trajnimi kombëtar për Trajnerët Bashkëmoshatarë |
4- ditë |
Gjatë periudhës nga janari deri në shkurt 2026 |
|
Punëtoritë ndërmjet bashkëmoshatarëve | Përgatitje me Trajnerët Bashkëmoshatarë/ment orim | 5- ditë |
Nga janari/shkurt deri në qershor 2026 |
Mbështetje e Trajnerëve Bashkëmoshatarë në realizimin e 5 punëtorive për fëmijë |
3 ditë për punëtori |
Nga mars deri në qershor 2026 |
|
Tjera |
Pjesëmarrje në aktivitetet e vlerësimit |
Rreth 1 ditë | Nga tetori 2026 deri në janar 2027 |
*Datat caktohen pas një marrëveshjeje të përbashkët midis trajnerit dhe TdhK.
Profili:
Atributet dhe aftësitë e nevojshme:
E dëshirueshme:
SI DUHET APLIKUAR?
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected] :
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 08.08.2025 deri më 22.08.2025. Ju lutemi, në subjektin e email-it shënoni: Aplikim - Trajner Kryesor ose Aplikim - Trajner Kryesor i Ri varësisht sipas pozitës për të cilën aplikoni.
Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve:
Të zotohet të respektojë Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së, duke përfshirë Kodin Global të Sjelljes, Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve, Politikën Kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit, Politikën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, TdhK nuk është në gjendje t'i përgjigjet secilit individualisht. Ju lutemi ta keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.