Shofer/e i/e makinave të rënda
Departamenti i operimit të sistemit • Në të gjitha qytetet
Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i operimit të sistemit më datë 01-08-2025 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Zbaton dhe implementon planin e punës në baza ditore në mënyrë produktive dhe efektive;
- Sigurohet që operimi, mirëmbajta dhe riparimi i makinave, materialeve dhe paisjeve të jetë në pajtim me rregulloret e punës për shfrytëzim;
- Informohet vazhdimisht me kriteret e ngarkimit të makinave, peshat, dimensionet dhe respekton të gjitha rregullat me korrektësi;
- Përgjegjës për shfrytëzimin e sistemit të përcjelljes së makinës, sipas kushteve të shfrytëzimit;
- Implementon të gjitha instruksionet për operim me makina speciale të dhëna nga mbikëqyrësit për çdo lloj aktiviteti;
- Kujdeset dhe njofton mbikëqyrësin për dëmtimet e pajisjeve nga palët e treta apo në rast të rrezikut për shkak të çështjeve të ambientit;
- Kujdeset për çdo pengesë, duke përdorur kapacitetet teknike, në çështjet siç janë rreziqet dhe pengesat që shfaqen brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe të raportoj vazhdimisht;
- Ndjek rregulloret e KEDS dhe ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.
|
Kërkesat dhe kualifikimet
- Shkollë e mesme;
- Minimum 2 vite eksperiencë pune relevante;
- Të domosdoshme kategoritë C1E ose CE;
- Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
- Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
APLIKO: https://careers.keds-energy.com/job-vacancy/59/apply