FTESE PER OFERTE- Shërbime Përkthimi
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për përkthim të materialeve zyrtare, përkthim simultan dhe përkthim konsekutiv
Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:
LOT 1
LOT 2
Ofertuesit e interesuar për LOT 1 së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë
o Çmimin për faqe
o Çmimin për fjalë
o Çmimet të kuotohen (të ceken) në euro pa tvsh
o Oferta të jetë e vulosur dhe nënshkruar apo me logo zyrtare
o Së paku tre letër referenca të kompanisë/ dokument dëshmie për përvojën e punës
o Së paku tre CV/ Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë
o Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve
o Së paku nga një dokument/ publikime të përkthyera për secilën nga gjuhët e kërkuara më lartë në fushën sociale dhe fusha të ngjashme (jo më shumë se 10 faqe)
Ofertuesit e interesuar për LOT 2 së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:
o Së paku tre letër referenca të kompanisë / dokument dëshmie për përvojën e punës
o Së paku tre CV/ Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë
o Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve
Kriteret e përzgjedhjes për LOT 1: Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme të vlerësimit
Kriteret e Vlerësimit- Gjithsej 100 pikë
Kriteret e përzgjedhjes për LOT 2: Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme të vlerësimit
Kriteret e Vlerësimit- Gjithsej 100 pikë
o Kufje (pa tela)
o Mikrofon (pa tela)
o Zërim (15 pikë)
Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë dëshmi se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale si dhe Vertetimin Tatimor
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Ju mund të ofertoni për një LOT ose për të dy LOT- et, duke i dërguar ofertat ndarazi të emëruar Lot 1 ose Lot 2 sipas Lot-it përkatës
Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datë: 01.09.2025 në email adresën: [email protected]