Automekanik (2)
  • +383 (0) 38/733- 377
9 ditë
Kosmonte Foods Sh.P.K
Fushë Kosovë
Auto Mekanik
Përshkrimi

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:

Pozita: Automekanik – 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Kontrollon dhe kujdeset për mirëmbajtjen teknike të automjeteve të Kompanisë;
  • Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të Kompanisë që synojnë funksionalitetin dhe jetëgjatësinë e automjetit;
  • Kujdeset për të gjitha automjetet me qellim që ato të jenë teknikisht në gjendje të rregullt dhe të jenë të sigurta gjatë vozitjes;
  • Bën servisimin e automjeteve me qëllim të parandalimit të prishjeve të tyre;
  • Riparon ose zëvendëson pjesët e prishura ose jo-funksionale dhe i rregullon ato;
  • Siguron vlerësime të sakta (kosto, kohë, përpjekje) për një punë riparimi ose mirëmbajtjeje;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm profesional;
  • Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi për të diagnostikuar defekte me saktësi;
  • Njohurin në përdorim të manualeve teknike dhe programeve diagonstike;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise min.kategorinë B;
  • Preferohet minimalisht 3 vite përvojë pune në profesion.

Orari i punes: I plotë

Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura.

Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike: [email protected] .

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 05/09/2025.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
11421
197
1952
7176