EKONOMIST/E
  • /
16 ditë
AGNA Kosova
Prishtinë
Ekonomi
Përshkrimi

Agna Kosova, pjesë e Agna Group, lider në sektorin e FMCG-së në Shqipëri, po kërkon të zgjerojë ekipin e saj financiar me profesionistë të motivuar dhe ambiciozë, që dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në një ambient dinamik dhe bashkëpunues, në pozicionin:

EKONOMIST/E

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja e raporteve financiare dhe interpretimi i të dhënave për menaxhmentin.
  • Kryerja e detyrave financiare të përcaktuara nga menaxheri i drejtpërdrejtë.
  • Gjenerimi i faturave të shitjeve në baza ditore.
  • Verifikimi dhe regjistrimi i saktë e në kohë i dokumenteve financiare në sistemin përkatës.
  • Administrimi i porosive të degëve sipas kontratave me furnitorët dhe marrëveshjeve kontraktuale.
  • Realizimi i të gjithë procesit të eksportit të mallrave.
  • Përgatitja e raporteve ditore dhe mujore të shitjeve nëpërmjet arkës fiskale.
  • Pjesëmarrja në procesin e inventarizimit të stokut të paktën një herë në vit.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Ekonomiks, Kontabilitet, Bankë dhe Financë, Menaxhment, Ekonomi të Aplikuar ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 2 vite eksperiencë pune në kontabilitet, legjislacion fiskal dhe/ose koordinim financiar.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe terminologjisë financiare në anglisht.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe programeve financiare.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, bashkëpunimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Ambicie për zhvillim profesional në një kompani lider në treg.

Nëse jeni të interesuar, aplikoni duke dërguar CV-në tuaj të përditësuar në adresën: [email protected] brenda datës 20.09.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
11505
194
1956
7176