Menaxher për Financa dhe Kontabilitet
24 ditë
Banja e Kllokotit
Viti
Financa Kontabilitet
Përshkrimi

KONKURS PUNE

Pozita: Menaxher për Financa dhe Kontabilitet

Kompania: Banja e Kllokotit Sh.P.K.

Vendi i punës: Kllokot, Kosovë

Raporton: Drejtorit të Përgjithshëm dhe Bordit Drejtues

Lloji i kontratës: Me kohë të plotë, afatgjatë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Harton dhe zbaton strategjinë financiare dhe kontabël të kompanisë.
  • Udhëheq procesin e buxhetimit, planifikimeve financiare dhe menaxhimit të likuiditetit.
  • Mbikëqyr të gjitha funksionet e kontabilitetit dhe raportimit financiar, duke siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin tatimor në Kosovë.
  • Udhëheq proceset e raportimit mujor, tremujor dhe vjetor; përgatit raporte financiare të qarta për menaxhmentin dhe Bordin Drejtues
  • Siguron sisteme të kontrollit të brendshëm dhe politika efektive financiare e kontabël.
  • Koordinon auditimet e jashtme dhe përgatit dokumentacionin financiar sipas kërkesave ligjore dhe kontraktuale.
  • Menaxhon marrëdhëniet me institucionet financiare dhe palët e jashtme relevante.
  • Udhëheq dhe zhvillon ekipin financiar dhe kontabël të kompanisë.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, ose fusha të ngjashme (specializimi ose studimet master në fushën e financave dhe kontabilietit është përparësi),
  • Të paktën 3–5 vite përvojë pune në menaxhim financiar / kontabilitet dhe pozita udhëheqëse të ngjashme; përvoja në sektorin e shëndetësisë, hotelerisë apo shërbimeve konsiderohet përparësi.
  • Certifikime profesionale nga SCAAK dhe/ose ACCA
  • Njohuri të avancuara të standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve fiskale të Kosovës.
  • Përvojë e dëshmuar me sisteme të kontabilitetit dhe financave
  • Aftësi të forta analitike, udhëheqëse, vendimmarrëse dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe njohuri të mira të anglishtes; njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e detalizuar.
  • Kopje të diplomave dhe certifikatave profesionale
  • Dëshmi përvojës pune (kontrata, referenca ose vërtetime punëdhënësi).
  • Referenca profesionale.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 30 shtator 2025 në emailin: [email protected] , me subjektin: Menaxher për Financa dhe Kontabilitet” – Emri dhe Mbiemri juaj

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Parimi i barazisë:

Banja e Kllokotit Sh.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie, etnie, feje, moshe apo gjendjeje shëndetësore.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
11516
181
1956
7176