Arkatare, Sektorist/e
25 ditë
Emona Center
Prishtinë
Arkë Te tjera
Përshkrimi

Data e publikimit: 06.10.2025

KONKURS PUNE

Emona Center është kompani në sektorin e shitjes me shumicë, pakicë dhe ndërtim.

Kompania karakterizohet me një rritje graduale, pa bujë e zhvillime dramatike, gjë që tregon një shembull të mirë të një zhvillimi të shëndetshëm dhe afatgjatë. Emona Center aktualisht operon me 18 pika, në 7 qytete të Kosovës.

Shpallim konkurs për pozitat:

Arkatare

Sektorist/e

Lokacioni : Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për pozitën:

  • Kryen skanimin dhe regjistrimin e produkteve në arkë.
  • Siguron pagesat e sakta dhe lëshimin e kuponit fiskal për klientët.
  • Kujdeset për menaxhimin e saktë të parasë në arkë dhe raporton çdo mospërputhje.
  • Kujdeset për rregullimin dhe sistemimin e produkteve në sektorin përkatës.
  • Siguron që raftet të jenë gjithmonë të mbushura dhe të pastra.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe mban standardet e kompanisë për cilësi dhe prezantim
  • Mirëpret dhe shërben klientët me profesionalizëm dhe korrektësi.
  • Zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë për shërbimin ndaj klientëve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkolla e mesme e përfunduar .
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shërbimi ndaj klientëve.
  • Përvojë paraprake në arkë ose shitje është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme.
  • Fleksibilitet për të punuar me orar sipas nevojave të kompanisë.

Çfarë ofron kompania:

  • Kontrate pune sipas ligjit
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Trajnim dhe zhvillim profesional.
  • Mundësi për avansim brenda kompanisë.

Të interesuarit/at mund të aplikojnë direkt ne email adresën në [email protected] .

Konkursi është i hapur nga data 06.10.2025 deri më datë 31.10.2025.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
11772
166
1988
7177