Lexuese (7)
  • 0800 791 00
3 ditë
KEDS
Gjithë Kosovën
Te tjera
Përshkrimi

Informacion

Në kuader të zbatimit të masave afirmative giinore me fokus tek vajzat dhe gratë dhe në perputhje me Ligjin për Barazinë Gjinore në Kosovë, KEDS më datë 08-10-2025 shpall konkurs për pozitë të lirë, e hapur vetëm për kandidate femra:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgjegjëse për leximin e saktë të njehsorëve dhe pikave matëse, duke përdorur pajisjet përkatëse dhe duke respektuar afatet kohore.
  • Përgjegjëse për shpërndarjen me kohë të faturave të energjisë elektrike tek konsumatorët.
  • Kryen veprimtaritë që lidhen me vëzhgimin dhe mirëmbajtjen/avancimin e pikës matëse.
  • Ofron shërbime ndaj konsumatorëve, duke përfshirë shpërndarjen e njoftimeve, ri-leximin e njehsorëve, zgjidhjen e ankesave dhe njoftimin e konsumatorëve për ndërprerjet e energjisë.
  • Raporton rastet e parregullsive ose kyçjeve të paligjshme dhe ndërmerr veprime konform rregulloreve.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme në drejtimet: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike, Ekonomi, Juridik ose fusha të ngjashme.
  • Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në lëmi të ngjashme dhe njohuri në përdorimin e MS Office.
  • Aftësi për komunikim të qartë, punë të pavarur dhe respektim të standardeve të sigurisë në punë.
  • Certifikatat e trajnimeve relevante përbëjnë përparësi.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

APLIKO

11943
166
2001
7177