Atlantis Tour Operator shpall konkurs për pozitën Specialist i Marketingut Digjital, për t’u bashkuar me ekipin tonë krijues në Prishtinë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjeve në rrjete sociale (Facebook, Instagram, TikTok – foto, video, reels, stories, tekste).
- Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave në Meta Ads Manager (Facebook & Instagram), si dhe në Google Ads dhe platforma të tjera.
- Analiza e rezultateve të fushatave dhe përmirësimi i performancës.
- Bashkëpunim me ekipin e shitjeve dhe departamentin e udhëtimeve për promovimin e ofertave turistike.
- Krijimi i ideve kreative për rritjen e ndërveprimit dhe shitjeve online.
Kërkesat:
- Njohuri të mira dhe përvojë pune me Meta Ads Manager (menaxhimi i fushatave, audiencave, buxheteve dhe analizave).
- Interes i lartë për marketing digjital dhe zhvillim profesional në këtë fushë.
- Kreativitet, përkushtim dhe kujdes ndaj detajeve.
- Aftësi për punë në ekip dhe komunikim efektiv.
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Trajnim dhe zhvillim të mëtejshëm në marketing digjital.
- Pagë të lartë dhe konkurruese.
- Mundësi për karrierë afatgjatë në një kompani udhëtimesh me reputacion ndërkombëtar.
Afati i aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe, nëse kanë, portofol të punëve në:
[email protected]
ose të kontaktojnë në: +383 (044) 11 60 70
deri më 22.11.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko