Projekt Koordinator
21 ditë
Diakonie Kosova
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Diakonie Kosova – Projekti i Fermës së Pulave në Frashër të Mitrovicës

KONKURS PUNE

Pozita: Projekt Koordinator – 1 (një) pozitë
Orari i punës: 40 orë në javë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përfundimi i studimeve universitare në Agronomi ose Veterinari
  • Përvojë pune në fushën përkatëse
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe paraqitje profesionale
  • Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Njohuri të gjuhës gjermane (e preferuar) dhe të gjuhës angleze (e preferuar)
  • Patentë shofer – Kategoria B (e obliguar)

Detyrat e punës:

  • Menaxhimi i fermës së pulave dhe dhive në Frashër të Mitrovicës
  • Punë dhe menaxhim me staf me nevoja të veçanta
  • Hartimi i projekt-propozimeve dhe raporteve
  • Raportim tek donatorët, menaxhmenti, bordi etj.
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga drejtori ekzekutiv i organizatës

Diakonie Kosova ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga persona të të gjitha komuniteteve.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë: CV me fotoletër motivuese, si dhe dokumentet mbështetëse (diploma, certifikata trajnimesh etj.). Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren në konsideratë. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i aplikimit: deri më 31.12.2025
Aplikacionet duhet të dërgohen në adresën elektronike:
📧 [email protected]

12292
161
2025
7179