Menaxher i Sektorit të Hekurit
  • -
10 ditë
WINTECH
Drenas
Menaxhment
Përshkrimi

KONKURS PUNE

Menaxher i Sektorit të Hekurit

Kompania Wintech është në kërkim të një Menaxheri të Sektorit të Hekurit, me përvojë profesionale në menaxhimin e punimeve metalike dhe njohuri në llogaritje statike të objekteve me konstruksion çeliku.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe organizimi i sektorit të hekurit dhe punimeve metalike
  • Planifikimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e projekteve të konstruksioneve të çelikut
  • Kryerja dhe verifikimi i llogaritjeve statike për objekte dhe elemente metalike
  • Hartimi dhe kontrolli i detajeve teknike dhe vizatimeve punuese
  • Bashkëpunimi me arkitektë, inxhinierë dhe ekipe të prodhimit
  • Mbikëqyrja e cilësisë së prodhimit dhe montimit sipas standardeve teknike
  • Menaxhimi i materialeve, afateve dhe kostove të projekteve
  • Raportimi periodik tek drejtoria për progresin e punimeve

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme
  • Përvojë minimale 5 vjet në konstruksione çeliku dhe punime metalike
  • Njohuri të avancuara në llogaritje statike dhe analiza strukturore
  • Njohuri të standardeve për konstruksione çeliku (Eurocode ose ekuivalente)
  • Aftësi për lexim dhe interpretim të projekteve teknike
  • Njohuri në programe projektimi dhe analiza strukturore.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale
  • Aftësi komunikimi dhe pune në ekip

Ofrohet:

  • Kontratë e rregullt pune
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi afatgjatë
  • Pjesëmarrje në projekte të mëdha dhe sfiduese

Aplikimi:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse në:
📧 [email protected]

📅 Afati i aplikimit: 25.12.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
12333
155
2027
7179