Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme (1), Instrumentar/e në Sallë Operacioni (2), Infermier/e i/e Përgjithshëm/e (1), Teknik i Anestezionit (1), Mirëmbajtëse e hapësirave spitalore (1)
  • +38345707733
30 ditë
Spitali Anaderm
Prishtinë
Mirëmbajtje Mjekesi
Përshkrimi

KONKURS PUNE

Spitali për Kirurgji të Përgjithshme – Anaderm Aesthetic Surgery shpall konkurs pune për pozitat në
vijim:

- Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme – 1 pozitë
- Instrumentar/e në Sallë Operacioni – 2 pozita
- Infermier/e i/e Përgjithshëm/e – 1 pozitë
- Teknik i Anestezionit – 1 pozitë
- Mirëmbajtëse e hapësirave spitalore – 1 pozitë

Kushtet e punës:

  • Punësimi realizohet në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës, me orar të rregullt
    pune dhe pagë konkurruese sipas marrëveshjes dhe përvojës profesionale.

Kërkesat për kandidatët:

  • Përgatitje adekuate profesionale dhe licencë valide (për pozitat mjekësore/infermierore)
  • Përvojë pune në fushën përkatëse (përparësi)
  • Aftësi për punë ekipore, përgjegjësi profesionale dhe etikë në punë
  • Gatishmëri për zhvillim të vazhdueshëm profesional

Dokumentet e nevojshme:

  • CV (Curriculum Vitae)
  • Kopje të diplomës dhe licencës përkatëse
  • Dëshmi për përvojën e punës (nëse ka)

Aplikimet mund të dërgohen në:

Email: [email protected]
Tel: 045 707 733

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Anaderm Aesthetic Surgery ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët e kualifikuar.

12490
154
2039
7179