Shpallje Pune – Shpediter/e (Koordinator Transporti & Dogane)
AutoPjesë PARTNER është një nga emrat më të njohur dhe më të besuar në tregun e pjesëve të automjeteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Me më shumë se 25 filiale dhe 105 punonjës, ne jemi ndër kompanitë kryesore në këtë sektor dhe vazhdojmë të rritemi me ritme të shpejta.
Për Departamentin e Logjistikës / Importit, jemi në kërkim të një Shpediter/e, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për koordinimin e transporteve ndërkombëtare dhe procedurave doganore.
Pozita është e përshtatshme edhe për kandidatë pa përvojë të mëparshme në fushën e shpedicionit, pasi ofrohet trajnim i plotë dhe mbështetje gjatë fillimit të punës.
Detyrat kryesore:
- Organizimi dhe koordinimi i transporteve ndërkombëtare (tokësore, detare dhe ajrore)
- Komunikim i përditshëm me kompani transporti, shpedicionerë dhe agjentë doganorë
- Ndjekja e dërgesave nga furnitori deri në destinacion final
- Përgatitja, kontrolli dhe arkivimi i dokumentacionit të transportit dhe doganës
- Koordinim i brendshëm me departamentin e blerjes dhe magazinës
- Mbështetje në zgjidhjen e problematikave që lidhen me vonesa, dokumente apo doganë
Kërkesat:
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në fushën e shpedicionit dhe logjistikës
- Diplomë universitare (ekonomik, juridik, logjistikë, teknik, etj.)
- Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar)
- Njohuri mesatare të Excel-it
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
- Aftësi për punë në ekip dhe menaxhim të detyrave të shumta
Ne ofrojmë:
- Ambient pune modern dhe profesional
- Trajnim të plotë në fushën e shpedicionit dhe procedurave doganore
- Punë të qëndrueshme me mundësi zhvillimi profesional
- Orar të rregullt dhe kushte të mira pune
- Sigurim shëndetësor
Aplikimi:
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën:
📧 [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko