Shpallje pune – Produkt Menaxher
AutoPjesë PARTNER është një nga emrat më të njohur dhe më të besuar në tregun e pjesëve të automjeteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Me më shumë se 25 filiale dhe 105 punonjës, ne jemi ndër kompanitë kryesore në këtë sektor dhe vazhdojmë të rritemi me ritme të shpejta.
Për ekipin tonë, jemi në kërkim të një Produkt Menaxheri që do të mbështesë menaxhimin e brendeve dhe grupeve të produkteve, duke siguruar koordinim efikas me furnitorët dhe zhvillim të gamës së produkteve.
Pozita nuk kërkon përvojë në industrinë automobilistike; përvoja ose njohuritë në menaxhimin e brendeve/produkteve dhe punën me furnitorë, veçanërisht jashtë vendit, janë të dëshiruara.
Detyrat kryesore:
- Menaxhimi dhe zhvillimi i portofolit të produkteve ose brendeve
- Koordinim i furnitorëve dhe monitorim i marrëdhënieve me ta, përfshirë furnitorët ndërkombëtarë
- Analizë e tregut dhe propozime për zgjerimin e gamës së produkteve
- Mbështetje në strategjitë e marketingut dhe pozicionimin e produkteve
- Koordinim i brendshëm me ekipet e blerjes, marketingut dhe shitjes
Kërkesat:
- Përvojë ose njohuri në menaxhimin e brendeve ose grupeve të produkteve
- Përvojë në punën me furnitorë, preferueshëm jashtë vendit
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
- Aftësi për punë në ekip dhe gatishmëri për të marrë iniciativa
- Njohuri të gjuhës angleze (minimumi nivel mesatar)
- Njohuri të Excel-it dhe përdorim të mjeteve bazike të analizës së të dhënave
Ne ofrojmë:
- Ambient pune modern dhe miqësor
- Punë të qëndrueshme me mundësi zhvillimi profesional
- Orar të rregullt dhe kushte të mira pune
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillim profesional
- Sigurim shëndetësor
Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën:
📧 [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko