Montazhier/e
  • /
7 ditë
Artmotion
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

“ARTMOTION” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

 

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Pozita: Montazhier/e

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Përgatitja e promove për platformën Artmotion.
  • Montimi i të gjitha emisioneve të prodhuara nga kompania Artmotion.
  • Vetiniciativë për kualitetin e editimit të materialeve.
  • Raportimi ditor te Udhëheqësi i Platformës

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë diplomë Universitare: Komunikim vizual, Dizajn Grafik (e preferueshme);
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në fushën e montazhës;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të programit për editimin e videove, Premiere Pro.
  • Të ketë njohuri të programeve tjera të Adobe (Photoshop, Illustrator, AfterEffects.) (e preferueshme);

Kandidatet e interesuar për këtë pozitë duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] . Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më 11.02.2026 , Ora 16:00h.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
12725
225
2060
7182