Zyrtar i Pajtueshmërisë së Përgjithshme
  • 049 909 110
6 ditë
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar i Pajtueshmërisë së Përgjithshme (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizon objektivat e departamentit të pajtueshmërisë së përgjithshme duke i zbatuar detyrat e dhëna;
  • Kryen detyrat e saj në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi, si dhe me politikat dhe procedurat e brendshme të BEK;
  • Së bashku me mbikëqyrësin direkt bënë identifikimin dhe vlerësimin e çështjeve të pajtueshmërisë;
  • Vlerëson pajtueshmërinë e politikave dhe procedurave të brendshme të bankës, identifikon mangësitë, dhe nëse është e nevojshme të formulojë propozime për amandamentim;
  • Jep komentet/sugjerime e tij/saj për politikat dhe procedurat e brendshme të krijuara për të qenë efektive, duke u siguruar që ato janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative;
  • Trajton ankesat e pashkallëzuara në BQK;
  • Mirëmbanë databazën për menaxhimin e ankesave të pashkallëzuara
  • Përgatit raporte mbi ankesat e trajtuara dhe impaktin e tyre;
  • Asiston Menaxherin dhe Koordinatorin e departamentit të pajtueshmërisë së përgjithshme në implementimin e marrëveshjes së FATCA-s;
  • Ndihmon dhe asiston Departamentin e Pajtueshmërisë së Përgjithshme edhe në përgjegjësitë e tjera të departamentit sipas kërkesave të Menaxherit apo Koordinatorit të Departamentit të Pajtueshmërisë së Përgjithshme;
  • Mbështet zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale sipas nevojës dhe e zëvendëson në kohë të pushimeve;
  • Asiston menaxherin dhe koordinatorin e departamentit e Pajtueshmërisë së Përgjithshme për përgatitjen e raporteve të pajtueshmërisë së përgjithshme për menaxhmentin ekzekutiv dhe bordin e drejtorëve;
  • Përgjegjës për zbatimin e procedurave për kushte teknike dhe të sigurisë si fizike ashtu edhe Sigurisë së Informacionit;
  • Raporton te Siguria e Informacionit për nivelin e sigurisë dhe hapësirat apo shkeljet e sigurisë;
  • Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;

Kualifikimet:

  • Të ketë Diplomë Universitare në Banka, Financa, Juridik apo ngjashëm.
  • Të ketë shkathtësi analitike dhe vlerësuese;
  • Të ketë përvojë pune në institucione financiare minimum 2 vite. Përvoja në fushën e pajtueshmërisë do të ketë përparësi;
  • Të ketë njohuri të gjëra të ligjeve dhe rregulloreve me të cilat banka është e detyruar të veprojë;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe Shqipe;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 02 Mars 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

12838
136
2066
7185