
TERMS OF REFERENCE (ToR)
Për angazhimin e ekspertëve për zhvillimin e dy Standardeve të Profesionit
Aktiviteti 2.1 – Në kuadër të Result 2: Competency-based training implemented in CNC and Eco-Finishing profiles
1. Informacion i përgjithshëm
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit "Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm nëKosovë”,financuar nga Dukati i
Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe LuxDev,
Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Rezultati: Implementimi i trajnimit të bazuar në kompetenca për profilet CNC dhe Eco-Finishing
Aktiviteti: 2.1 – Zhvillimi i Standardeve të Profesionit për profilet CNC dhe Eco-Finishing
Lloji i kontratës: Kontratë për shërbime profesionale (ekspert individual)
Kohëzgjatja e angazhimit: 2-3 muaj
Vendndodhja: Kosovë
2. Përshkrimi
Në kuadër të zbatimit të Result 2, projekti synon zhvillimin dhe implementimin e programeve të trajnimit të bazuara në kompetenca për dy profile prioritare:
- Computer Numeric Control (CNC)
- Eco-Finishing
Për të mbështetur zhvillimin e kualifikimeve dhe programeve të trajnimit sipas kërkesave të tregut të punës, është e nevojshme zhvillimi i dy Standardeve të Profesionit, në përputhje me metodologjinë dhe kërkesat e Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK).
Standardi i profesionit është dokument që përshkruan funksionet, detyrat, kompetencat profesionale, rezultatet e të nxënit dhe kriteret e performancës për një profesion të caktuar, dhe shërben si bazë për zhvillimin e standardeve të kualifikimit dhe kurrikulave.
3. Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është zhvillimi i dy Standardeve të Profesionit për profilet:
në përputhje me kërkesat e tregut të punës, Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe metodologjinë e AKK-së.
4. Objektivat specifike
Objektivat specifike të këtij angazhimi janë:
- Kryerja e analizës funksionale për secilin profesion
- Përcaktimi i kompetencave profesionale
- Identifikimi i funksioneve kryesore dhe aktiviteteteve të profesionit
- Përcaktimi i kritereve të performancës
- Përcaktimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve
- Sigurimi i përputhshmërisë me nivelet përkatëse të KKK
- Konsultimi i standardeve me përfaqësues të industrisë dhe institucioneve relevante
- Finalizimi i Standardeve të Profesionit sipas kërkesave të AKK
5. Fusha e punës dhe detyrat
Ekspertët do të punojnë si ekip i koordinuar për të zhvilluar dy Standarde të Profesionit.
Detyrat përfshijnë:
- Analizimin e raporteve për kërkesat e tregut të punës të sektorit përkatës
- Kryerjen e analizës funksionale të profesionit
- Identifikimin e funksioneve kryesore dhe aktiviteteve kryesore
- Përcaktimin e kritereve të performancës
- Identifikimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave përkatëse
- Pjesëmarrjen në takime dhe konsultime me palët e interesit
- Rishikimin dhe përmirësimin e dokumenteve bazuar në komentet e palëve relevante
- Finalizimin e Standardeve të Profesionit
6. Struktura e ekipit dhe ndarja e ditëve të punës
6.1 Eksperti Kryesor për zhvillimin e Standardeve të Profesionit (1)
Numri i ditëve të punës: 40 ditë
- 20 ditë për zhvillimin e Standardit të Profesionit për CNC
- 20 ditë për zhvillimin e Standardit të Profesionit për Eco-Finishing
Përgjegjësitë kryesore:
- Udhëheqja e procesit të zhvillimit të Standardeve të Profesionit
- Koordinimi i punës së ekspertëve të tjerë
- Sigurimi i përputhshmërisë me metodologjinë e AKK dhe KKK
- Hartimi dhe konsolidimi i dokumenteve finale
- Sigurimi i cilësisë dhe konsistencës së dokumenteve
6.2 Ekspertë Mbështetës për zhvillimin e Standardeve të Profesionit (2-3)
Numri i ditëve të punës për secilin ekspert: 20 ditë
- 10 ditë për Standardin e Profesionit për CNC
- 10 ditë për Standardin e Profesionit për Eco-Finishing
Përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i ekspertizës teknike sektoriale
- Mbështetja në analizën funksionale
- Kontributi në identifikimin e kompetencave profesionale
- Rishikimi dhe validimi teknik i dokumenteve
- Pjesëmarrja në konsultime me industrinë dhe palët relevante
7. Metodologjia e punës
Zhvillimi i Standardeve të Profesionit do të bazohet në:
- Metodologjinë zyrtare për zhvillimin e Standardeve të Profesionit të AKK
- Qasjen e bazuar në kompetenca
- Analizën funksionale të profesionit
- Konsultimin me përfaqësues të industrisë dhe institucioneve relevante
- Harmonizimin me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve
8. Rezultatet e pritshme
Ekspertët do të dorëzojnë:
- Draft Standardin e Profesionit për CNC,
- Draft Standardin e Profesionit për Eco-Finishing
- Raport të shkurtër të procesit të konsultimit me palët e interesit
- Versionin final të dy Standardeve të Profesionit, duke përfshirë përshkrimin e detajuar të qëllimit, funksioneve, aktiviteteve, njohurive, shkathtësive dhe kërkesat tjera në përputhje me kërkesat e modelit kombëtar të AKK-së.
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në format elektronik (Word dhe PDF).
9. Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar
Eksperti Kryesor
- Diplomë universitare/Master në fushat relevante (inxhinieri, teknologji ose fushë e ngjajshme).
- Minimum 10 vite përvojë relevante profesionale, në sektorin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, duke përfshirë role të lidhura me informatat e tregut të punës, standardeve të profesionit dhe zhvillimin e kurrikulave.
- Së paku 7 vite përvojë në zhvillimin e Standardeve të Profesionit, standardeve të kualifikimit ose kurrikulave të bazuara në kompetenca.
- Dëshmi të kontributit në zhvillimin e standardeve të profesionit në nivel kombëtar dhe/ose sektorial, për fushat e makinerisë dhe përpunimit të drurit.
- Njohuri të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe sistemit të AAP në Kosovë.
- Njohuri mbi proceset e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), me aftësi për të integruar standardet e profesionit të zhvilluara në Kornizën Kombëtare të kualifikimit.
- Aftësi të forta ndërpersonale, bashkëpunuese dhe facilituese për të punuar në mënyrë efektive me palë të ndryshme të interesit.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, në shkrim dhe komunikim.
Ekspertët mbështetës
- Diplomë universitare/master
- Njohja e sektorëve të identifikuar nga aktiviteti përkatës përbën përparësi
- Së paku 5 vite përvojë në zhvillimin e Standardeve të Profesionit, standardeve të kualifikimit ose kurrikulave të bazuara në kompetenca,
- Përvojë në zhvillimin e dokumenteve profesionale ose teknike në fushën e AAP
10. Raportimi
Ekspertët do të raportojnë te mbikëqyrësi kryesor i projektit te SHPDK
Të gjitha dokumentet do të dorëzohen për shqyrtim dhe miratim nga projekti dhe institucionet relevante.
11. Procedura e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojn :
- CV të detajuar
- Letër motivimi
- Referenca profesionale
- Dëshmi të kontributit në zhvillimin e standardeve të profesionit
Subject: Shprehje Interesi per Ekspert Kryesor ose Ekspert Mbështetës
Afati për aplikim: 5 Mars,2026
Email: [email protected]