Ftesë për Ofertë: PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM DHE IMPLEMENTIM TË ZGJIDHJES PËR PRIVILEGED ACCESS MANAGEMENT (PAM)
  • /
12 ditë
Banka Ekonomike
Prishtinë
Ftesë për Ofertë
Përshkrimi

Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuar të paraqesin ofertat për:

PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM DHE IMPLEMENTIM TË ZGJIDHJES PËR PRIVILEGED ACCESS MANAGEMENT (PAM)

Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:

  • Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal.
  • Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
  • Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
  • Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje të Softuerit të kërkuara.
  • Të cekët afati i liferimit (ditë kalendarike).
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku dy muaj nga data e dorëzimit të ofertës
  • Ofertuesi duhet të ketë referenca për punë të ngjashme
  • Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
  • Dokumentacioni/Specifikacioni i pajisjeve duhet të tërhekët nga kompanitë e interesuara fizikisht në zyret qendrore të Bankës Ekonomike me adresë Sheshi Nënë Terezë, pas nënshkrimit të NDA për konfidencialitet të të dhënave.

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM DHE IMPLEMENTIM TË ZGJIDHJES PËR PRIVILEGED ACCESS MANAGEMENT (PAM),duhet të dorëzohen në zyrën qendrore të Bankës Ekonomike Sheshi Nëna Terezë p.n

Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.

Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 09.03.2026 në ora 15:00.

Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.

Çdo pyetje shtesë mund të drejtoheni në e-mail [email protected]

12853
148
2068
7185