“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
TV Operator - Realizator
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përgjegjës për transmetimin e video materialeve sipas skemës programore,
- Monitorim “live” i kanaleve duke përcjellur dhe/ose ndryshuar “eventet” kur kërkohet përmes sistemit të “PLAYOUT”,
- Përgjegjës për transmetimin përmes “PLAYOUT” të “eventeve live”, sipas kërkesës,
- Regjistrimin e “live eventeve”,
- Kujdeset që materiali që do të kaloj në “PLAYOUT” është i përgatitur dhe nuk ka ndonjë problemë me të.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Së paku një (1) vit përvojë pune në cilësi të TV Operatorit - Realizatorit,
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë,
- Të ketë njohuri të programeve të audio dhe video montimit
- Njohuri të Gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] . Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 09.03.2026, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko