Përgjegjës i Mediave - Multimedia
26 ditë
QATAR CHARITY - KOSOVË
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Qatar Charity - Zyra në Kosovë

SHPALLJE PËR NJË VENDE TË LIRË TË PUNËS

  • Titulli i punës: Përgjegjës i Mediave - Multimedia
  • Organizata: Qatar Charity – Kosovë

Kualifikimi:

  1. Minimum 3+ vite eksperiencë praktike në fusha të dizajnit / multimedias
  2. Eksperiencë në përdorimin e programeve profesionale si Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign, Premiere Pro, After Effects ose të ngjashme.
  3. Portofol profesional
  4. Përvojë në përgatitjen e materialeve vizuale për rrjete sociale, fushata digjitale dhe projekte të shtypura.
  5. Përvojë të dëshmuar në fotografi, videografi (xhirim) dhe montazh, si edhe aftësi në zhvillimin e animacioneve dhe materialeve audiovizuale për nevoja institucionale.

Detyrat:

  1. Dizajnimi i materialeve vizuale: posterë, banera, fletëpalosje, reklama digjitale.
  2. Përgatitja dhe editimi i videove promocionale, informuese dhe për rrjete sociale.
  3. Fotografim dhe xhirim i aktiviteteve të organizatës kur është e nevojshme.
  4. Përgatitja dhe zhvillimi i materialeve grafike e vizuale për komunikime institucionale, publikime digjitale dhe projekte të shtypura të organizatës.
  5. Përgatitja e animacioneve të thjeshta, intro/outro për video dhe grafika lëvizëse.
  6. Zhvillimi i dizajneve grafike cilësore për projekte digjitale dhe të shtypura

Udhëzime të rëndësishme që duhet të keni parasysh në aplikim:

  • Ju duhet të bashkëngjitni CV në formatin PDF që përmban të gjitha të dhënat personale dhe kualifikimet e lartcekura ose që nuk janë cekur. CV-ja duhet të jetë në gjuhën angleze.
  • Të gjitha diplomat dhe certifikatat e asaj që është deklaruar në CV duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një dosje-file) dhe të jenë të qarta.
  • Portofoli profesional që demonstron aftësitë e juaja.
  • Mostër apo model i punës (sample) që pasqyron stilin tuaj të dizajnit / punës multimediale dhe që vërteton cilësinë e aftësive të deklaruara.
  • Dokumenti identifikues (Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës) duhet t’i bashkëngjitet dosjes.
  • Nëse dosja nuk është e plotë ose të dhënat janë të paqarta, dorëzimi konsiderohet i pavlefshëm.
  • Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes këtij emaili: [email protected]
  • Afati i fundit për aplikim është data: 31.03.2026

Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Për çdo pyetje shtesë rreth këtij konkursi mund të drejtoheni në nr. Tel: 045/565-202.

12918
138
2070
7185