Financier/e – Eurofruti Sh.p.k.
Eurofruti Sh.p.k. është kompani lidere e specializuar në grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e frutave dhe perimeve të ngrira, duke bashkëpunuar me qindra fermerë dhe duke furnizuar rrjete marketesh brenda dhe jashtë vendit.
Për shkak të zgjerimit të aktivitetit, kompania shpall konkurs për pozitën:
📌 Financiere (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Lëshimi i faturave për produkte ndaj rrjeteve të marketeve dhe klientëve tjerë
- Barazimi i kartelave financiare me klientë
- Regjistrimi dhe evidencimi i pagesave sipas gjendjeve bankare
- Monitorimi i arkëtimeve dhe menaxhimi i llogarive të hapura
- Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet
- Analiza financiare mbi performancën e shitjeve
- Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e shitjes dhe menaxhmentin
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas formatit të punës dhe nevojave të kompanisë
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë në Financë, Ekonomi ose fushë të ngjashme
- Përvojë pune në financë/kontabilitet (preferohet)
- Perparesi njohuria e Programit Financiar Pro Data dhe Microsoft Excel
- Saktësi, përgjegjësi dhe organizim i lartë në punë
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip
Ofrohet:
✅ Trajnim paraprak mbi punën dhe kërkesat e pozitës
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi profesional
- Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës
📍 Vendi i punës: Fshati Mramor, rreth 20 minuta nga Prishtina
🚍 Ka transport publik me orare të rregullta
Afati i fundit për aplikim: 23 Mars 2026, 16:00
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
ose të kontaktojnë në: +38349306333
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko