Koordinator për procedura ligjore dhe përmbarimore
  • /
14 ditë
Credica
Prishtinë
Shërbime juridike
Përshkrimi

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitën:

  • Koordinator për procedura ligjore dhe përmbarimore

(Prishtinë)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të koordinojë dhe ndjekë proceset juridike dhe përmbarimore të rasteve të kontraktuara nga kompania;
  • Të përgatisë dhe menaxhojë dokumentacionin juridik lidhur me procedurat përmbarimore dhe gjyqësore;
  • Të bashkëpunojë me përmbarues privatë, gjykata dhe institucione të tjera relevante;
  • Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
  • Të asistojë kolegët në trajtimin dhe ndjekjen e proceseve juridike dhe përmbarimore.
  • Të monitorojë progresin e rasteve juridike dhe përmbarimore dhe të raportojë rregullisht tek menaxhmenti;
  • Të analizojë dosjet e klientëve dhe të propozojë strategjitë më efikase për rikuperimin e borxheve;
  • Të komunikojë me klientët dhe palët e përfshira në proces për zgjidhjen e rasteve;
  • Të sigurojë që të gjitha proceset të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet etike;
  • Të kontribuojë në përmirësimin e proceseve juridike dhe operative të kompanisë;
  • Të kryejë detyra të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit.

Kërkesat për vendin e punës:

  • Diplomë Universitare në Juridik;
  • Eksperiencë pune për 2 vite ose më shumë në procedura juridike, përmbarimore ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe/ ose aplikacioneve tjera;
  • Të posedoj patent shoferi të kategorisë “B”.

Të dhënat:

Pozitat:

Koordinator për procedura ligjore dhe përmbarimore

 

Vendndodhja:

Prishtinë;

 

Udhëtime pune:

Po, brenda vendit;

 

Kontrata:

Sipas Ligjit të Punës

 

Paga:

Aplikimet mbyllen:

E konkurrueshme

27 Mars 2026

 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected]

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

12974
152
2073
7186