Zyrtar për Procesimin e të Dhënave në Kontabilitet
6 ditë
KEP Trust
Prishtinë
Kontabilitet
Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Zyrtar për Procesimin e të Dhënave në Kontabilitet

Lokacioni: Selia Kryesore, Prishtinë (Nr. ref: KEP 05/2026)

Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit te Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Regjistron dhe verifikon transaksionet financiare siç janë pagesat/shperndarjet e klienteve nga ekstraktet e bankave ne sistemin e kredive, duke siguruar saktësi dhe përputhje me dokumentacionin mbështetës;
  • Pranon kerkesat nga deget per shperndarje te kredive te klienteve, kontrollon dokumentacionin sipas procedurave te brendshme dhe ligjeve e rregulloreve ne fuqi dhe i percjell tek Kontabilisti per procesimOfrimi i shërbimit miqësor dhe profesional ndaj klientëve përgjatë procesimit të transaksioneve të klientëve;
  • Miremban dhe dokumenton transaksionet ditore te parave te imta (petty cash) dhe librat mbi parate e imeta.
  • Kryen konsolidimin javor te parave te imeta me Librin Kryesor nga sistemi i kontabilitetit.
  • Mbledh dhe regjistron bilancet e llogarive bankare ne raportin ditor/mujor dhe bene barazim te tyre ne baza ditore.
  • Mbështet procesin e përgatitjes së raporteve financiare periodike (ditore, javore dhe mujore) për menaxhmentin dhe departamentet përkatëse.
  • Ndihmon në proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm duke siguruar dokumentacionin dhe informacionet e kërkuara
  • Asistim ne punet ditore brenda Departamentit.
  • Kryen çfaredo detyre tjeter e cila mund te caktohet nga ana e mbikeqyresit.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Njohuri bazike të parimeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar.
  • Njohuri mbi operacionet dhe proceset e kredive, përvojë në sektorin financiar ose mikrofinanciar ( e preferuar)
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike për kontabilitet dhe sistemeve të menaxhimit të kredive (përparësi).
  • Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve në regjistrimin dhe kontrollin e transaksioneve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndërdepartamental.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://rekrutimi.keptrust.org/

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 22 mars 2026

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!

13005
159
2076
7186