Komercialist
  • /
31 ditë
Fluidi Group
Gjilan
Shitje
Përshkrimi

KONKURS PËR POZITËN KOMERCIALIST
Lokacioni: Në gjithë territorin e Kosovës
Kompania: Fluidi Group LLC

Përshkrimi i pozicionit:
Fluidi Group LLC është duke kërkuar një kandidat të motivuar dhe të kualifikuar për pozitën Komercialist në Regjionin e Gjilanit. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, zhvillimin e rrjeteve të shitjes, ndjekjen e tregut dhe realizimin e objektivave të shitjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi dhe zgjerimi i portofolit të klientëve në regjionin e caktuar.
  • Përcjellja e performancës së shitjeve dhe përgatitja e raporteve ditore/mujore.
  • Komunikimi i vazhdueshëm me klientët për të identifikuar nevojat dhe për të ofruar zgjidhje.
  • Negocimi i kontratave dhe marrëveshjeve me klientët.
  • Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për të propozuar strategji të reja të shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Marketing, ose fusha të ngjashme).
  • Përvojë e mëparshme në shitje ose pozicione komerciale (së paku 2 vite përvojë pune relevante).
  • Aftësi të shkëlqyera në negociim dhe komunikim.
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office).
  • Të posedojë patentë shoferi, kategoria B.

Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe letrën motivuese në email adresën [email protected] dhe [email protected] , duke specifikuar në subjektin e emailit Aplikim për Pozitën Komercialist.

Afati i aplikimit:
Konkursi është i hapur nga 19.03.2026 deri më 19.04.2026.

Fluidi Group LLC ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimet nga të gjithë individët që përmbushin kriteret.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
13042
183
2078
7186