TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Për angazhimin e Hulumtuesëve të Terrenit
1. Sfondi
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) është e angazhuar në promovimin, dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Përmes aktiviteteve të saj, organizata synon të rrisë dukshmërinë e historisë, kontributit dhe përvojave të këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare.
Në kuadër të implementimit të projektit, VoRAE synon të mbledhë dhe dokumentojë materiale historike, rrëfime personale dhe artefakte që pasqyrojnë historinë dhe identitetin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Për këtë qëllim, VoRAE planifikon të angazhojë 3 Hulumtues terreni të cilët do të realizojnë hulumtime në terren dhe do të kontribuojnë në mbledhjen dhe zhvillimin e përmbajtjes relevante për projektin.
Hulumtimi në terren do të realizohet në komunat ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, përfshirë:
Ky proces do të sigurojë përfshirje të drejtpërdrejtë të komuniteteve dhe dokumentim autentik të historive dhe përvojave të tyre.
2. Qëllimi i Angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është të mbështesë procesin e mbledhjes, dokumentimit dhe zhvillimit të përmbajtjes historike dhe kulturore që reflekton historinë, identitetin dhe përvojat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Hulumtuesit e angazhuar do të realizojnë hulumtime në terren dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e materialeve të dokumentuara që do të përdoren për aktivitete kulturore, edukative dhe promovuese të projektit.
3. Fushëveprimi i Punës / Detyrat
Eksperti / Hulumtuesit do të ndërmarrinë detyrat e mëposhtme:
4. Rezultatet e pritshme
Të angazhuarit do të prodhojnë rezultatet e mëposhtme gjatë procesit të hulumtimit në terren. Angazhimi parashihet të realizohet nga tre (3) hulumtues në terren, ku secili prej tyre do të kontribuojë në arritjen e rezultateve të mëposhtme.
Produkti 1:
Realizimi i minimum 35 intervistave të dokumentuara me anëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, historianë lokalë dhe ekspertë të kulturës.
Secili hulumtues duhet të realizojë minimum 12 intervista.
Produkti 2:
Mbledhja dhe dokumentimi i minimum 60 materialeve historike dhe kulturore, duke përfshirë fotografi, dokumente historike, artefakte ose materiale të tjera relevante nga komunitetet.
Secili hulumtues duhet të kontribuojë me minimum 20 materiale të dokumentuara.
Produkti 3:
Identifikimi dhe dokumentimi i minimum 45 artefakteve historike dhe kulturore, të cilat reflektojnë historinë, kulturën dhe identitetin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, dhe që mund të përdoren për prezantim dhe dokumentim të trashëgimisë së këtyre komuniteteve.
Secili hulumtues duhet të identifikojë dhe dokumentojë minimum 15 artefakte.
Produkti 4:
Dokumentimi i minimum 9 rrëfimeve personale (oral histories) nga anëtarë të komuniteteve.
Secili hulumtues duhet të mbledhë dhe dokumentojë minimum 3 rrëfime personale.
Produkti 5:
Dorëzimi i një raporti përmbledhës nga hulumtimi në terren, që përfshin përshkrimin e materialeve të mbledhura, intervistave, artefakteve të identifikuara dhe kontekstin historik dhe kulturor të tyre.
5. Raportimi dhe kordinimi
Eksperti do të raportojë tek Menaxheri i Programit / Udhëheqësi i Projektit, ose tek përfaqësuesi i caktuar nga VoRAE.
Të gjitha produktet dhe draftet e tyre duhet të dorëzohen në formë elektronike, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.
Eksperti do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e projektit për të siguruar koordinim efektiv gjatë implementimit të aktiviteteve.
6. Kohëzgjatja
Periudha e pritshme e implementimit të angazhimit është:
Data e fillimit: ____________________
Eksperti duhet të propozojë numrin e ditëve të punës të nevojshme për realizimin e detyrës, të arsyetuara në përputhje me metodologjinë dhe nivelin e angazhimit të propozuar.
7. Kualifikimet e kërkuara
Hulumtuesi duhet të përmbushë një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme:
Përvoja me organizata të shoqërisë civile ose projekte të financuara nga donatorë ndërkombëtarë konsiderohet përparësi.
8. Procedura e aplikimit
Ofertë financiare që përfshin:
Shembuj të punës së mëparshme janë të rekomanduara
9. Deklarata
“VoRAE nuk publikon kufij buxhetorë ose numrin e pritur të ditëve të punës për angazhimin e ekspertëve. Aplikantët duhet të propozojnë ofertën e tyre financiare, duke përfshirë tarifën ditore dhe numrin e ditëve të punës, të arsyetuara në përputhje me metodologjinë e propozuar. VoRAE vlerëson ofertat financiare bazuar në konkurrueshmëri, realizëm dhe vlerën e përgjithshme për paratë.”
10. Vlerësimi dhe Pikëzimi
| Kriteri | Pikët Maksimale |
|---|---|
| Ekspertiza teknike dhe kualifikimet | 40 |
| Metodologjia dhe kuptimi i detyrës | 30 |
| Oferta financiare dhe vlera për paratë | 20 |
| Intervista (kandidatët e përzgjedhur) | 10 |
| Totali | 100 |
Aplikantët duhet të arrijnë pragun minimal të cilësisë për t’u marrë në konsideratë.
11. Kërkesat Etike, Konflikti i Interesit dhe Konfidencialiteti
Ekspertët e përzgjedhur do të duhet të nënshkruajnë:
Çdo konflikt interesi – real ose i perceptuar – duhet të deklarohet menjëherë.
12. Pajtueshmëria me rregulloret e VoRAE
Ky angazhim realizohet në përputhje të plotë me rregulloret dhe procedurat e VoRAE për angazhimin e ekspertëve.
13. Afati për dorëzimin e aplikimeve
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në:
Email: [email protected]
Afati: 29 /03 / 2026
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
14. Kontakti
Për sqarime shtesë, kontaktoni:
Emri: _Njomza Uka
Pozita: Zyrtare
Email: [email protected]