Menaxher për marrëdhenie me Klient
  • /
14 ditë
SIGAL Insurance Group SH.A.
Prishtinë
Menaxhment
Përshkrimi

Menaxher për marrëdhenie me Klient

  • Analizon tregun në nivel regjional dhe identifikon mundësi për zgjerimin e shitjeve të produkteve të sigurimit në degë.
  • Menaxhon dhe mbikëqyr performancën e degës, duke siguruar arritjen e objektivit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit.
  • Koordinon dhe standardizon proceset dhe dokumentacionin (polica, kontrata, fatura), duke garantuar përputhshmëri dhe efikasitet operacional.
  • Zhvillon strategji për rritjen e portofolit të klientëve dhe përmirësimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues në nivel dege.
  • Udhëheq, trajnon dhe mbështet agjentet e degës për përmirësimin e performancës dhe zhvillim profesional.
  • Mbikëqyr përgatitjen dhe prezantimin e ofertave për klientë potencialë dhe siguron qasje të unifikuar në negociata.
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me klientë kyç dhe partnerë strategjikë.
  • Monitoron dhe menaxhon procesin e debitorëve në dege, duke siguruar arkëtim efikas dhe minimizim të rrezikut financiar.
  • Harton raporte periodike për drejtorin e deges perkatese si dhe per menaxherin e produktit ne HQ, mbi performancën, trendet e tregut dhe rekomandimet strategjike.
  • Siguron zbatimin e politikave, procedurave dhe standardeve të kompanisë në degen që mbulon.
  • Detyra te tjera sipas kerkesave te mbikeqyresit te drejteperdrejte.

Kualifikimet e Nevojshme- Menaxher Marrëdhënie me Klient

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim, Ekonomi, Financë ose fushë të ngjashme.
  • Min. 3–5 vjet përvojë në menaxhim dege, marrëdhënie me klientët ose shitje, preferohet në sektorin e sigurimeve.
  • Aftësi për menaxhimin e ekipit, zhvillimin e strategjive dhe arritjen e objektivave të shitjeve.
  • Njohuri të tregut të sigurimeve dhe procedurave financiare/operacionale.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe përgatitjeje raportesh.
  • Orientim drejt rezultateve, integritet dhe aftësi analitike.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në email: [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
13048
172
2078
7186