KONKURS PUNE
UDHËHEQËS I DEPOS DHE LOGJISTIKËS
Kompania Agimi Company shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Pozita: Udhëheqës i Depos dhe Logjistikës
Përgjegjësitë
- Organizimi dhe menaxhimi i përditshëm i depos
- Mbikëqyrja e pranimit, sistemimit dhe shpërndarjes së mallrave
- Kontrolli i saktësisë së stokut dhe realizimi i inventarëve periodikë
- Planifikimi dhe koordinimi i transportit dhe dërgesave
- Optimizimi i proceseve logjistike për rritjen e efikasitetit
- Udhëheqja, trajnimi dhe motivimi i stafit të depos
- Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe procedurave të punës
- Bashkëpunimi me departamentet tjera për përmbushjen e kërkesave operative
- Raportimi i rregullt tek menaxhmenti mbi performancën dhe gjendjen e depos
Kualifikimet:
- Diplomë në logjistikë, menaxhim biznesi ose fushë të ngjashme (e preferueshme)
- Minimum 2 vite përvojë pune në depo, logjistikë ose menaxhim operativ
- Aftësi të dëshmuara në menaxhimin e ekipit
- Njohuri në menaxhimin e inventarit dhe proceseve të depos
- Aftësi të mira organizative dhe analitike
- Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office, sisteme të depos)
- Aftësi të mira komunikimi dhe zgjidhjeje të problemeve
- Përkushtim ndaj saktësisë dhe efikasitetit
Qka ne ofrojmë:
- Pagë konkuruese,
- Trajnime profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm
- Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë brenda kompanisë.
- Ambient pune profesional dhe motivues
- Sigurim shëndetësor.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email: [email protected] .
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Falemnderit për interesimin tuaj!
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko